LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Sherr” për votimin elektronik në KQZ, Kosovrasti thirrje Bibës: Jep dorëheqjen!

24 Janar 2017, 11:39, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku pati debate të ashpra mes palëve. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Njazi Kosovrasti, debatoi për votimin elektronik me kreun e KQZ, Denar Biba.

Ky i fundit ritheksoi edhe një herë se nuk ka kohë për votim elektrik, duke e quajtur propozimin e opozitës si qesharak.
Menjëherë pas kësaj reagoi ashpër Kosovrasti, i cili kërkoi dorëheqjen e Bibës, duke thënë se ai nuk mund të thotë se teknologjia nuk implementohet.
Biba: Kjo është qesharake. Nuk mund të ketë votim elektronik 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, pasi nuk ka kohë.
Kosovrasti: Jep dorëheqjen, sepse nuk mund të thoni ju që teknologjia në zgjedhje nuk implementohet. Kjo nuk është detyra juaj ta thoni këtë. Thuaj që se bëj dot këtë punë, ç?punë keni ju a bëhet apo jo?, tha Kosovrasti./CityNews

Lajmet e fundit nga