LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Zbulohet zona dhe partia e kryetarit të njësisë administrative që është i dënuar

24 Janar 2017, 17:19, Aktualitet CNA

Emisioni investigativ ?Fiks Fare? do të publikojë sot kryetarin e një njësie administrative, i cili rezulton të jetë i dënuar.

Citynews ka mësuar se kryetari në fjalë drejton një njësi administrative në veri të vendit, e cila përpara ndarjes së re territoriale ka qenë Komunë.

Gjithashtu, sipas informacioneve që disponon citynews, kryetari i njësisë administrative, i cili rezulton të jetë i dënuar me vendim gjykatë, i përket Partisë Demokratike.

Citynews do të sjellë në vijim emrin e kryetarit të njësisë administrative që rezulton të jetë i dënuar si dhe vendimin e gjykatës.

Denoncimi i sotëm në ?Fiks Fare? pritet të sjellë edhe largimin e kryetarit në fjalë dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

Për më shumë informacion, ndiqni sot në mbrëmje emisionin ?Fiks Fare?./CityNews

Lajmet e fundit nga