LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrës-Sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike/Arrestohen në flagrancë 4 shtetas

24 Janar 2017, 07:35, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar  operacionin e koduar?Depertimi?. janë arrestuar në flagrancë shtetasit: ? Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; ? Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali I F.Buzi; ? Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; ? Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë(për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit: ?S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë. Arrestimi I tyre u bë pasi: Më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.14, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: ? rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; ? telefona celularë. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga