LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kazakistan/ Nisin bisedimet për armëpushim në Siri

23 Janar 2017, 12:42, Kosova & Bota CNA

Gjatë ditës së sotme, në kryeqytetin Astana të Kazakistanit kanë nisur bisedimet dy-ditëshe për armëpushim në luftën civile në Siri.

Bisedimet në fjalë po ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia dhe po monitorohen nga ambasadori amerikan në Kazakistan dhe i dërguari special i Kombeve të Bashkara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Qëllimi parësor i bisedimeve është që të forcohet marrëveshja për armëpushim, e arritur në muajin dhjetor, dhe avancimi i procesit të zgjidhjes së konfliktit, që ishte zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës. /CityNews/

 

 

Lajmet e fundit nga