LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpërthen” profesori Artan Fuga/Të diturit kanë çelësat e kashtës!

22 Janar 2017, 20:24, Aktualitet CNA

Akademiku Artan Fuga, i njohur për kritikat e tij të ashpra dhe të herëpashershme ndaj qeverisë, ka thumbuar me një tjetër reagim.

Profesori Fuga shprehet në një shkrim të shkurtër në rrjetet sociale se të diturit kanë çelësat e kashtës.

Në mënyrë paradoksale, sipas tij, vendi ynë ka mjaft persona me një zhvillim të lartë, por që niveli mesatar i diplomave i të zgjedhurve dhe të emëruarve është shumë më poshtë sesa niveli që ka vendi për elitat e tij.

?Të diturit kanë çelësat e kashtës. Si është e mundur që arrihet në një pikë paradoksale: Kemi me qindra ekonomistë, financierë, shkencëtarë, administratorë të formuar sa brenda ashtu edhe jashtë vendit, me punime dhe tituj shkencorë, inxhinierë dhe mjekë të nivelit shumë të lartë, dhe përkundrejt kësaj niveli mesatar i diplomave i të zgjedhurve dhe të emëruarve është shumë më poshtë sesa niveli që ka vendi për elitat e tij? Si është e mundur? Edhe për këtë fajin kriza e kapitalizmit global e paska, sikurse kërkojnë të na mbushin mendjen??, shkruan Profesori Artan Fuga./CityNews

Lajmet e fundit nga