LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT/ 'Varroset' nën beton muri antik i Durrësit

22 Janar 2017, 17:21, Aktualitet CNA

Muri antik i Durrësit ka nisur të rrethohet me beton. Qindra qytetarë janë të shqetësuar për ?varrosjen? që po i bëhet këtij qyteti.

Burime për citynews bëjnë me dije se përpara 3 ditësh eshte hedhur cakulli i betonit ndersa pjesa tjeter eshte nen dhe.

Pak metra ne drejtimin jugperendimor nga kjo pike ndodhet monumenti shume i rendesishem publik i Dyrrachiumit antik te vone, Forumi Bizantin. Ndersa pak metra ne drejtimin tjeter veri-lindor njihen gjithashtu mbetjet e nje strukture tjeter te rendesishme te se njejtes periudhe.

Pra behet fjale per nje zone ku perqendrohen godinat me te rendesishme publike te qytetit romak te vone.

Zbulimi i sivjetem i shtoi ketyre te dhenave te deritanishme mbetjet strukturore te nje godine tjeter teper te rendesishme te se njejtes periudhe, qe mund te kete pasur funksion publik ose religjioz.

Behet fjale per mbetje muresh, te ruajtura deri ne 3.50m lartesi nga niveli i perdorimit te antikitetit te vone, ndertuar cileshisht me tulla te lidhura me llac dhe dekoruar me afresk mural. Teknika teper cilesore dhe precize e ndertimit si edhe detajet e shumta arkitektonike te dokumentuara flasin per nje ndermarrje ndertimore teper te kushtueshme per kohen ashtu si edhe rendesine strategjike te kryeqendres se provinces romake te fone Epirus Nova, Dyrrachiumit.

Teknika e ndertimit mund ta percaktoje kronologjikisht kete strukture ne gjysmen e dyte te shek.V ose gjysmen e pare te shek.VI. Studimi i materialit arkeologjik te perftuar nga germimi do krijoje mundesine te perfitojme te dhena me te mirepercaktuara datuese. Ndersa konfirmimi i funksionit te ketyre mbetjeve varet shume nga mundesia e kerkimeve te metejshme ne te ardhmen.

Ky është nje mur te ndertuar nga Justiniani dhe Anastasi.

Citynews ka mësuar se qytetaret e Durrësit kerkojne qe kjo veper te ndertohet por te integrohet me xham edhe muri antik i ndertuar nga Justiniani dhe Anastasi.

Sipas tyre nuk duhet të jesh arkitekt qe te vlersosh kaq gje sepse nuk ka mendim “specialisti” qe ska marr pjese me firmen e tij ne masakrimin e ketij vendi ne çdo fushe.

Qytetarët kërkojnë qe ne kete kantier duhet dora e arkeologeve qe nuk eshte, si dhe integrimi i murit me xham me vepren moderne./CityNews

Lajmet e fundit nga