Connect with Us

EMRAT/Arrestohen hajdutët e tmerrshëm të Tiranës, si i godisnin pronarët me kaçavida e doreza

Aktualitet

EMRAT/Arrestohen hajdutët e tmerrshëm të Tiranës, si i godisnin pronarët me kaçavida e doreza

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Navi”, ku në pranga kanë rënë dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar një sërë aksesorë automjetesh.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Ingrit Zeqo, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas më datë 19.01.2017, rreth orës 20:30, ka tentuar të vjedhë navigatorin e automjetit tip “Mercedezs Benz”, por është pikasur nga pronari i automjetit shtetasi A. K., të cilin e ka goditur me mjete të forta.
Menjëherë pas lajmërimit te numri i emergjencave 112, kanë shkuar Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 1, të cilët kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Ingrit Zeqo, ku me vete i janë gjetur tre kaçavida dhe një palë doreza.
Gjithashtu, është bërë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të shtetasit të lartë përmendur A. P., 25 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sensor, navigatorë, pasqyra dhe aksesorë të tjerë automjetesh, të parkuara në zona të ndryshme të Tiranës.  Aksesorët e automjeteve të vjedhura, shtetasit e lartë përmendur ia shisnin shtetasit Olgert Çfarku, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është arrestuar në flagrancë, pasi në servisin e tij në zonën e “Brakës”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 8 navigator, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 29 copë pjesë kroskoti (skatulla), automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 18 skatulla pasqyrash pa xham, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 11 pasqyra, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 2 timona me airberg, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 11 stopa, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 3 fenerë, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 9 sensorë parkimi, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”, 3 motor pasyrash, automjetesh të modelit “Mercedes Benz”.
Aksesorët e lartë përmendur dyshohet se janë nga automjetet e vjedhura nga shtetasit Ingrit Zeqo dhe A. P., të cilët dyshohen të jenë autor të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të Tiranës.
Më konkretisht:
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1
Më datë 27.03.2016, në rrugën “Hodo Beg”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. K.
Më datë 12.05.2016, në rrugën “Drago Siliqi”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. K.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2
Më datë 08.12.2016, në rrugën “Myslym Shyri”, kanë vjedhur 2 pasqyra, sistemin airbag dhe navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit K. P.
Më datë 18.01.2017, në rrugën “Margarita Tutulani”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit M. A.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3
Më datë 20.12.2016, në rrugën e “Bogdanëve”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit V. H.
Më datë 15.12.2016, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, kanë vjedhur 2 pasqyra, sistemin airbag dhe navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit T. K.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4
Më datë 04.01.2016, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, kanë vjedhur navigatorin, televizorin dhe bllokun e komandimit të kondicionerit të automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. K.
Më datë 19.12.2016, në rrugën “Muhamet Deliu”, kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. P.
Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6
Më datë 07.01.2017, në rrugën “Loni Ligori”, kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. B.
Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”dhe “Vjedhje”, parashikuar nga Nenet 139 dhe 134 në ngarkim të shtetasit Ingrit Zeqo dhe për veprat penale “Përvetësim të sendeve të vjedhura” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar na nenet 287/b dhe 180 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Olgert Çfarku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Pjesë e organizatave kriminale/ Policia arreston 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

LEXO EDHE:  Lista/ Zbardhen 21 emrat kandidatë për Gjykatën e Lartë

LEXO EDHE:  Itali arrestohen 3 shqiptarë me 120 kg. kanabis dhe 300 gramë kokainë

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Sfidë ngelet Karaburuni”/ Peleshi: Të gjitha vatrat serioze të zjarrit janë nën kontroll

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit janë vënë nën kontroll pothuajse të gjitha situatat serioze të zjarrit.

Peleshi tregon se po punohet ende në zonën e Karaburunit, ku Forcat e Armatosura po bëjnë një punë të madhe dhe intensive për shuarjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes ka falenderuar të gjithë efektivët e Forcave të Mbrojtura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për të gjithë angazhimin dhe sakrificën e tyre në këto ditë të nxehta dhe emergjente.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Niko Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

5 fëmijë të bllokuar në Siri/ 82-vjeçari jeton me shpresë: Nuk do i mbyll sytë pa i parë

Publikuar

-

Nga

Teksa kthimet e fëmijëve të bllokuar në kampin Al Hol në Siri vijojnë Dylber Shuli 82 vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit sërish nuk ka mundur të marrë lajmin e mirë se 5 mbesat e nipërit e tij po vinin.

Pas 8 vitesh pritje me shpresën se ata do kthehen tashmë ai është lodhur kjo nga mosha, sëmundjet por edhe pritja e gjatë.

Nga hera e fundit që ai ka folur për mediat është shumë herë më i lodhur dhe i zhgënjyer që ende nuk ka një lajm për kthimin e 5 fëmijëve të shtëpisë Shuli.

Dylberi megjithatë teksa tregon në foto nipërit e tij ende ka shpresë, nuk do i mbyll sytë deri ditën që ti shoh ata në oborrin e shtëpisë thotë ai edhe pse këtë ditë e sheh të largët.

LEXO EDHE:  Dhunë, drogë dhe armë/ Arrestohen 7 persona, mes tyre një femër e shpallur në kërkim

LEXO EDHE:  Itali arrestohen 3 shqiptarë me 120 kg. kanabis dhe 300 gramë kokainë

Djali i Dylberit, Krenar Shuli ka ikur para 8 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë, sot në kamp janë 5 fëmijë pasi vajza e madhe lindi një djalë të vogël atje pasi e martuan në moshën 12 vjeçare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE