LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Ja si Veliaj prishi bar-restorantin që ishte në proces legalizimi (Dokumentet)

21 Janar 2017, 17:42, Aktualitet CNA

Në vijim të denoncimit të publikuar dy ditë radhazi, CityNews sjell sot faktet dhe dokumentet  nga shtetasja Blerinda Xhaci, e cila pretendon se Erion Vliaj i ka shkatërruar pronën për interes të djalit të xhaxhait të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa.

Me gjithë faktin se e ëma e Blerinda Xhacit, Natasha Xhafaj kishte aplikuar që prej vitit 2006 për legalizimin e objektit, për t?ia kaluar më pas në pronësi së bijës, si dhe se ky objekt ishte dhënë me qira, Denis Xoxa këmbëngulte për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale me znj. Xhaci për objektin në fjalë.

Si Bashkia e Tiranës ashtu edhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik nuk kanë marrë parasysh faktin se objekti kishte hyrë në proces legalizimi prej vitesh dhe kishte gjithë dokumentacionin e duhur ligjor, në procesverbalin e mbajtur ditën e shembjes së këtij objekti shkruhet shprehimisht se ?objekti nuk plotëson dokumentacionin e duhur tekniko- ligjor? si dhe ka cenuar mjedisin përreth me rikonstruksionin e tij.

Ndërkohë që raporti i vlerësimit mbi kushtet mjedisore dhe arkitektonike i kryer pas shembjes e hedh poshtë qëndrimin e Bashkisë dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik.

?Vërejmë se nuk ka asnjë ndotje reale të mjedisit nga përdorimi aktual i pronës si bar-restorant?, thuhet në raportin e studios vlerësuese.

Kërkesa për legalizim të objektit ishte përfshirë që në vitin 2006 dhe në 2010 u përfshi në listën e objekteve që kategorizoheshin për t?u legalizuar nga vetë ALUIZNI. Por, Bashkia dhe Inspektorati Ndërtimor Urbanistik nuk e mori parasysh këtë fakt duke iu drejtuar Agjencisë së Legalizimit, Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të përjashtuar objektin bar-restorant të znj. Xhaci nga procesi i legalizimit.

Ndërsa vetë znj. Xhaci nuk u lajmërua nga ALUIZNI për këtë fakt, por u njoh me të vetëm ditën e prishjes së objektit të saj.

Më poshtë dokumentet

Ekskluzive-Denoncim/Veliaj shemb bar-restorantin për interesat e familjarëve të Ajolës

 

Rrëfimi i qytetares/ Si ma shkatërroi pronën Erion Veliaj për interesat e të afërmve të Ajolës (Dokumentet)

Lajmet e fundit nga