Connect with Us

Skandali/ Fiks Fare zbulon kodet e shërbimeve seksuale në sallonet e masazhit

Aktualitet

Skandali/ Fiks Fare zbulon kodet e shërbimeve seksuale në sallonet e masazhit

Publikuar

-

Pronarët e salloneve të masazhit në Tiranë përdorin kode për shërbime seksuale në qendrat e tyre. Janë disa qendra masazhi, ku vajzat që punojnë atje ofrojnë masazhe erotike, të quajtura “body body” (nudo, trup më trup) dhe “happy end” (seks oral). Fiks Fare, për të dytën ditë me radhë, vijoi investigimin që zgjati disa muaj, duke zbuluar të tjera sallone që rekrutojnë vajza për shërbime seksuale. Në ditën e parë, u transmetuan biseda të gazetares në dy raste, ku kërkonte punë si kamariere ose masazhatore, por iu ofrua pagë vetëm si “punonjëse seksi”.

Ndërkohë, në emisionin e së premtes, u transmetua rasti i tretë, kur gazetarja shkon në një tjetër ambient, ku kërkon punë si masazhatore. Ekipi i Fiksit, pasi shikon disa njoftime punësimi në internet, lë takim me një pronar të një qendre masazhi. Gazetarja e takon në një bar-kafe dhe flasin për punën. Still0120_00000Gazetarja i thotë pronarit se nuk është mirëfilltazi masazhatore apo fizioterapiste dhe nuk ka ndonjë kurs apo certifikatë. Por, një gjë e tillë nuk është problem për pronarin, pasi ai ka nevojë për një vajzë që të bëjë masazh të mirë.

Gjatë bisedës, pronari i thotë Fiksit se klientët i gjen ai, po ashtu edhe pagesat. Ai i thotë se ambienti ndodhet në një apartament me qira. “Ti mund të fillosh që sot, unë flasë me klientë dhe u them që është një vajzë që bën masazh” i thotë pronari gazetares së Fiks Fare, në takimin në bar-kafe.

Gazetarja e pyet pronarin se ëfarë kërkojnë zakonisht klientët dhe ai i thotë masazh nudo, masazh erotik dhe “happy end”, ose ndryshe seks oral. Fiksi e lë që të takohen të nesërmen që të shohin ambientin dhe flasin rreth punës dhe pagesave.

Still0120_00001Të nesërmen, gazetarja dhe pronari i sallonit të masazhit takohen. Pasi takohen, ai e merr në makinë dhe i drejtohen zonës së “Freskut” në Tiranë. Ata shkojnë në një pallat, ku apartamenti ishte në katin e parë. Aty shohin ambientin ku bëhet masazhi dhe diskutojnë për pagesat. Nga totali i pagesës, masazhatorja do të marrë 40 përqind. Pronari i demonstron gazetares një shembull të thjeshtë. “Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te 20 mijë lekë” i thotë ai.

Në fund i shpjegon edhe kodet e masazheve. “Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do ‘happy end’, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do ‘happy end’ ai, gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70. Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon një çik atmosferë. E di ça është ‘body body’, trup më trup? Ai është lakuriq, ti je lakuriq” i thotë pronari gazetares.

BISEDA E PRONARIT TË NJË SALLINI MASAZHI ME GAZETAREN E “FIKS FARE”

Fiksi –Si je? Si kalon?

Pronari –Mirë si je?

Pronari –Për atë arsye e kam nxjerrë njoftimin, kërkoj masazhatore. Ambienti është i ri, nuk ka shumë që është hapur.

Fiksi –Po ndoshta ti i do kështu, më certifikatë?

Pronari –Jo, jo nuk është problem. Unë dua një vajzë fiks si ti. Është apartament me qira, ka 3 dhoma edhe 2 banjo. Për këtë gjë kam nevojë, më kupton, klientelën e gjej vet. S’është problem për klient. E di që meshkujt kanë kërkesa nga më të ndryshmet, po unë do mundohem të gjej klientët më të mirë. Dua të më kthesh një përgjigje tani direkt që thjesht do vish.Still0120_00002

Fiksi –Ideja është, maksimumi nesër do të them do vi, s’do vi.

Pronari –Po, hajde shikoje dhe ambientin. Për ça bëhet fjalë. Për mua, unë e nis që sot më kupton. Dërgoj ca mesazhe tani edhe klientët janë të gatshëm të vijnë. U them kam gjet një femër që bën masazh të mirë, janë të gatshëm të vijnë që sot.

Fiksi-Shiko të flasim hapur, zakonisht çfarë duan? Masazhi bëhet nudo? Normal.

Pronari-Po bëhet nudo. Besoj më kupton nga kjo pjesë, më kupton? Ti mesa shoh je fiks vajza që unë kam kërkuar të paktën.Atere më lejo të them, unë do filloj që sot të flas me klientët e mi. Jam i bindur që do ngelesh e kënaqur për çështjen e pagesës nëse ti e bën punën mirë.

Fiksi –Domethënë, do flasësh ti për punën e pagesës dhe thua E…. vazhdo?

Pronari -Tani klientët e mi duan të dinë nga unë, ça bën kjo ( masazhatorja) .1, 2,3 me radhë. U them, dhe kaq me këtë çmim. Edhe ai, para se të vi e di, e ke kaq, 5o mijë lekë, 30 mije lekë. Nuk e di, ti ke bërë shërbime nëpër shpia?

LEXO EDHE:  Rrëfim/Varësia nga seksi po më shkatërron jetën

Fiksi –Jo.

Pronari –S’ke bërë.

Fiksi –Pse bëhet shërbimi nëpër shpia?

Still0120_00003Pronari –Po sigurisht që po, vajzat që kisha unë e bënin

Fiksi –Me vërtet?

Pronari– Ai thotë nuk dua të ashtu… të paguaj më shumë dhe hajde te shpia.

Fiksi –Ajo është pagesë më e lartë?

Pronari-Po sigurisht është me e lartë, shkon 70, 80. Edhe ndahet, ti fiton 40% tat, unë mar 60%. Pjesa më e vështirë është klientela jo puna. Besoj se ti duhet ta kuptosh, që në këtë lloj biznezi, është e vështirë që ti bindësh të vijnë. Për këtë pjesë bëjmë mirë të jemi të sinqertë e të hapur, që ti do bësh masazh erotik, masazh “happy end”

Fiksi -Seks oral?

Pronari-Po, po. Dhe kjo pastaj është pjesa jote sesi e menaxhon ti, sesi e bën ti. Kjo pak a shumë, është një pjesë pune që ti duhet ta dish. Përderisa meresh me këtë punë, ta dish që kjo, kjo, kjo ndodh. Ka ndodh që nuk u intereson fare çështja e pagesës, vijnë me 100 euro, 200 euro. Ke gjysmën tjetër nga bakshishet, dhe gjysmën tjetër e marr unë, bashkë me përqindjet. Domethënë ke përqindjet bashkë me gjysmën tjetër.

 

Fiksi –Ça bën si je?

Pronari –Mirë si je ti?

Fiksi -Fole që dje ti domethënë (me klientë).

Pronari -Po, po fola. Më morën dhe tani.

Fiksi -Ça tha?

Pronari -Më tha ça ke bo, ça bëhet andej nga puna…, kur të duash hajde. Sjellin klientë.

Fiksi -E kuptoj. Çfarë u the ti?

Pronari -Pak a shumë ne duhet ta dimë ça të flas unë, e ça tu thuash ti. Të kemi një ide se për çfarë, ça ofrojmë. Kam vënë dhe ngrohëset.

Fiksi -Këtu, puna duhet të vesh perde.

Pronari -Po ka grilë, mos e vrit mendjen.

Fiksi –Për punën e errësirës.

Pronari -Punën e errësirës e kemi rregulluar, e kupton, s’është problem. Kjo është banja.

Fiksi -Ka ujë 24 orë?

Pronari -Sigurisht, është dushi.

Fiksi -Dëgjo, atëherë këto çarçafët të larë? Lavatriçe s’ke ti?

Pronari -Jo se s’kam lavatriçe, po s’kam këtu, se i laja në shpi, s’është problem. Peshqirë e çarçafë, kështu gjërash e rregullojmë.

Fiksi -Varja,…. ça janë këto?

Pronari -Ky është boks muzike. Ky është masazh erotik, për ndezje, është çik kështu…

Fiksi -Ky është krem. Mirë shumë.

Pronari -Për oraret nuk kam lënë.

Fiksi -Po deri këtu dinë të vijnë ata (klientët)?

Pronari -Po k’tu vijnë, kanë ardhur kanë bërë masazh të tjerët. S’është hera e parë që po ndodh kjo gjë. Ky është ambienti, unë do vë dhe ca piktura. Paskan marrë me privat.

Fiksi -Kush të ka marrë?

Pronari -Klientë do kenë qenë, se s’duan të jenë kështu…

Fiksi -Ata ça të pyetën dje, çfarë kërkuan, që ta di unë. Zakonisht ça kanë bërë?

Pronari -Marrin në telefon, duam të bimë të bëjmë, ça bën ça s’bën, a bën ndonjë nudo, ndonjë kështu “happy end” .

Fiksi -Ata çfarë kërkuan? Duan seks oral, fërkim të p….?

Pronari -Pak a shumë. Kshu gjërash.

Fiksi -Ok, po për pagesën. Sa?

Pronari -Masazhi erotik për shembull ose “full body”, e di “full body”

Fiksi -Gjithë trupi?

Pronari -Gjithë trupi, kur thotë “full body” ndoshta do ti prekësh edhe penisin, gjëra kshu. Pjesë intime kupton?

Fiksi -Po.

Pronari -Mund ta lëmë 50 mijë lekë. Edhe ti ke, diku te,…. tani, 50 bie fjala, minus, ti i bie të marrësh diku te 20 mijë lekë, është 35% është i joti.

Fiksi -E kuptoj. Kjo është baza?

Pronari -Ti ke 35% nga çdo shumë që merr. Se jo çdo lloj masazhi ka çmimin njëlloj. Përshembull masazhi normal që do ti bësh ti, është masazh normal i mbuluar. Mos t’ia bësh kështu zbuluar edhe ti prekësh dokushdo, mos ti bësh..

Fiksi -Gjërat pa lekë?

Pronari -Pikërisht. Do masazh erotik thuaji atij, po, e ke 50 mijë lekë. Do “happy end”, e ke 70 mijë lekë. Ky është çmimi i të dyve ne. E do “happy end” ai… gojore, se po flasim hapur, një gojore është 70. Ta prekësh, ta eksitosh pak a shumë. E kam vendos tani këtë, krijon njëçikë atmosferë.

Pronari -Mund ta përdorësh edhe këtë pjesën, ta mësoj unë, “body body”. E di ça është “body body”, trup më trup?

Fiksi -Jo. Si është kjo “body body”?

Pronari -Ai është lakuriq, ti je lakuriq.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen  e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Hapet aksi kryesor”/ ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime të trafikut

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Nga data 26 shtator, në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga “Ura e Lanës” deri te “Pallati me Shigjeta”.

Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka njoftuar se nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim.



Njoftimi i plotë:

Hapet për qarkullimin e mjeteve aksi kryesor nga Ura e Lanës deri te Pallati me Shigjeta

Duke filluar nga orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2021 automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2, duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim, pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE