LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis numërimi mbrapsht për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar/ 2 javë afat për dorëzimin e deklaratave

20 Janar 2017, 08:10, Aktualitet CNA

 

Ligji i Vettingut ka hyrë tashmë në fuqi. Dje është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sipas ligjit të ri për këtë gjykatë, çdo vendim hyn menjëherë në fuqi sapo të publikohet në Fletoren Zyrtare.

Kjo do të thotë se tani ka nisur numërimi mbrapsht për gjyqtarët e prokurorët, shkruan gazeta ?SOT?. Që prej ditës së sotme, të gjithë gjyqtarët e prokurorët në vend që nuk i kanë bërë ende vetëdeklarimet kanë edhe dy javë afat që ta bëjnë një gjë të tillë.

Sipas informacioneve, shumë njerëz të drejtësisë kanë mbetur pa dorëzuar formularët e vetëdeklarimit dhe duhet që të nxitojnë. Sipas përcaktimeve në ligj, ata duhet që të plotësojnë 3 formularë.

Në të parin duhet të deklarojnë të gjithë pasurinë e tyre dhe të familjarëve, në formularin e dytë duhet të deklarojnë pastërtinë e figurës, pra që nuk kanë pasur lidhje me kriminelë. Dhe një formular mbi aftësitë e tyre, si arsimin, karrierën, etj.

Këta formularë do dorëzohen pranë Kuvendit, ILDKP dhe DSIK. Këto dy të fundit i kanë zbardhur udhëzimet se si duhet të procedohet dhe kushdo duhet që të deklarojë pasurinë e saktë. Pavarësisht tentativave të politikës dhe drejtësisë për të zvarritur reformën dhe Vettingun, ai tashmë është në fuqi dhe të gjithë do kalojnë në skaner. /CityNews/

Lajmet e fundit nga