Connect with Us

Nga Afrim Krasniqi/ Presidenti i ri amerikan dhe pritshmëria shqiptare

Aktualitet

Nga Afrim Krasniqi/ Presidenti i ri amerikan dhe pritshmëria shqiptare

Publikuar

-

Donald Trump merr sot detyrën si President i 45 i SHBA-ve. Në këtë post ai bëhet njëherësh njeriu më i pushtetshëm dhe më me ndikim në botë. Për shqiptarët ai përfaqëson edhe kryetarin e shtetit më me ndikim në hapësirën tonë. Për këtë arsye, zgjedhja e Presidentit amerikan është dhe mbetet një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për vendin e tij, por edhe për botën, dhe brenda saj, edhe për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe vende të tjera ku jetojnë shqiptarë.

Si një shoqëri me kulturë masovike dhe populiste, e cila zhvillimet në botë i lexon me mendje simpliste, shoqëria shqiptare, sidomos ajo politike, e prêt mandatin e ri presidencial amerikan me emocione province, – plot pasion, në garë me mullinjtë e erës dhe i tejmbushur me mite e alibi, të cilat të thëna shpesh e në mënyrë periodike, fillojnë të besohen edhe prej atyre që i thonë të parët. Shqiptarët nuk kanë të drejtë dhe as aftësinë të gjykojnë zgjedhjen e popullit amerikan. Shqiptarët vetëm mund ta respektojnë në çdo rast, sido që të jetë ato. Gafa e liderëve tanë politikë që vrapuan në drejtimin e gabuar të garës përmes lobimit apo përmes daljeve mediatike, janë një rast i mirë për të mësuar nga gabimet, për të reflektuar dhe për të kuptuar se fatet tona politike e shtetërore ka ndodhur e mund të ndodhë të përcaktohen në kancelaritë e mëdha perëndimore, por fatet e këtyre të fundit nuk ka ndodhur, nuk ndodh dhe nuk mund të ndodhë të përcaktohen nga kancelaritë folklorike të Tiranës.

Donald Trump përfaqëson Amerikan, aleatin dhe shtetin tek të cilët shqiptarët besojnë me shumë dhe nderojnë më shumë. SHBA ishte përcaktuese kur u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar, ishin në krahun tonë gjatë Luftës II Botërore, ishin në anën e duhur në përpjekjet për të evituar vendosjen e komunizimit, ishin rezistentë e konsistentë në vlerat e qëndrimet antikomuniste, ishin forcë vendimtare shtytëse për ndryshimin e vitit 1990, ishin përcaktuese në çlirimin e Kosovës dhe më pas edhe në pranimin e Shqipërisë në NATO. Në politikën e ditës SHBA janë forca kryesore shtytëse për reformën në drejtësi, për konceptin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve funksionale kushtetuese, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të medias, të besimit dhe të një ekonomie konkurruese. Ata janë “rojet” e shtetit të Kosovës dhe lobuesit kryesorë të njohjes e progresit të saj. Ne jemi pjesë e misioneve paqësore me SHBA në Afganistan e Irak, jemi në marrëveshje partneriteti strategjik në NATO dhe në strehimin e disidentëve iranianë, ashtu siç jemi prej vitesh një nxënës shembullor në raportet miqësore me fqinjët në veri e jug të Kosovës.

Me këtë bilanc është në interesin jetik tonin që SHBA të vazhdojë të jetë në të njëjtat linja angazhimi dhe vëmendje ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Kur ditët e dehjes protokollare të kalojnë, të gjithë ne do drejtojmë sytë e veshët tek Presidenti i ri dhe administrate e tij për të pritur dhe ndjerë natyrshëm konfirmimin e kësaj linje e miqësie me Shqipërinë. Gjatë fushatës elektorale dhe në komentet e shumta në media, siç ka ndodhur me çdo president tjetër, edhe me Presidentin Trump shqetësimet tona nuk ishin dhe nuk mund të ishin pjesë e tyre. Disa lajme pro serbe u përgënjeshtruan brenda 6 orësh. Indirekt ne kemi deklaratat e fundit dhënë medias gjermane e britanike, për një rishikim të angazhimit ndaj NATO (ku ne jemi pjesë), një qëndrim kritik mbi projektin e BE-së (ku ne aspirojmë) dhe këshillën kundër zgjerimit me anëtarësime (ku ne synojmë të kundërtën). Ka raportime të vazhdueshme gjithashtu për një raport të ri midis shtetit më demokratik të botës dhe Rusisë, një vend, i cili dukshëm vijon të jetë në anën tjetër të interesave tona kombëtare.

A janë këto deklarata të mjaftueshme për të paragjykuar mandatin e ri presidencial nga këndvështrimi ynë? Jo. Presidenti Obama gjatë fushatës së parë elektorale ka bërë deklarata shumë më kritike ndaj nesh, (kritika ndaj ndërhyrjes në Kosovë dhe sulmit të NATO-s ndaj Serbisë), megjithatë koha tregoi se ai ishte vijues i vendosur i linjës amerikane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Bilanci i tij në Tiranë e Prishtinë është pozitiv. E njëjta mund dhe duhet të ndodhë edhe me Presidentin e ri. Sa herë Presidentët amerikanë ndërrohen në “Ibër”, “Merdarë”, “Tetovë” apo “Ulqin” ndodh dicka, sic historia e fundit me trenin apo Haradinaj. Ballkanasit e njëjtë duan të testojnë, as ne, as veten, por Uashingtonin. Ata morën përgjigjen e përpara 20 janarit. Sot jemi me 20 janar dhe përgjigjia është në fuqi.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 2020 / Zbulohet kush do përballet me Trump

A duhet të jemi të shqetësuar? Po. Natyrisht. Jo për Presidentin e vendit mik, jo për shtetin mik, jo nga miqësia dhe gëzimi i miqve, por nga ndryshimi i pa-testuar, nga nevoja jetike për të pasur SHBA-të në krah. Të shqetësuar jo nga përrallat me Soros që dëgjohen në Tiranë, Shkup e ndonjë kryeqytet tjetër para-demokratik; jo nga mitet se “fatet tona po rivendosen papritur diku larg nesh”, por nga kureshtja që krijon ri-formatimi i politikës dhe gjeopolitikës, nga fakti se pa e kuptuar bota ka ndryshuar, të gjithë kanë ndryshuar, – vetëm ne kemi mbetur vendnumëro, të njëjtat fytyra, të njëjtat probleme, të njëjtat skena dhe të njëjtat aspirata. Ne vijojmë të kemi 1000 probleme “shqiptare”: një shtet të dobët, një elitë politike të korruptuar, një media e shoqëri civile të vakët, një ekonomi jo konkurruese dhe një botë shqiptare të lodhur, në ikje dhe në krizë vlerash e besimi. Dhe kur jemi kaq të brishtë kemi nevojë për dritë jeshile, për besim, për shpresë, – pritshmëri që prej më se 26 vitesh i kemi adresuar drejt Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Vjenës, Romës e Parisit.

Presidenti Reagan, i cili në momentin e zgjedhjes kishte elementë të shumtë të njëjtë me Presidentin e ri (të sotëm) amerikan, është shprehur se SHBA është e fortë sepse më shumë sepse kanë institucione, kanë vlera, kanë parime dhe kanë aftësi t’i çmojnë, promovojnë dhe pasurojnë ato. Me siguri se kjo traditë e jashtëzakonshme e vendit model të demokracisë në një botë gjithnjë e më të trazuar do të konfirmohet sot, siç është konfirmuar disa herë pas zgjedhjes, nga Presidenti Trump. Prej nesër, me siguri ne do të harxhojmë edhe një javë duke komentuar ftesat, biletat, telegramet, fotot dhe në fund të javës, – do të duhet të ulemi me këmbë në tokë për tu marrë me gjërat tona më emergjente, të cilat janë kaq të shumta në numër dhe kanë kaq pak shanse e përkujdes të zgjidhen.

Së fundi, por me rëndësi: urimi ynë sot, përveç suksesit të vendit mik, suksesit të Presidentit të ri, nevojës për konfirmim e thellim të raporteve midis dy vendeve, – na lejon të shpresojmë për një ndryshim pozitiv, – urimin që Perëndimi ta kuptojë se vende si Shqipëria, më shumë sesa stabilitet formal nën sundimin e pakicës, kanë nevojë për demokraci funksionale me vendimmarrjen e shumicës. Demokracia e sjell edhe stabilitetin, e anasjellta ndodh rrallë e më rrallë, – një thënie e Presidentit të parë dhe të fundit (deri tani) që ka vizituar Shqipërinë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Muri me Meksikën/ Deklarata e fortë e Donald Trump

LEXO EDHE:  Trump-Erdogan bisedojnë në Shtëpinë e Bardhë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Gazetarja franceze e ngacmon me rrugën “Donald Trump” në Tiranë/Befason Rama

LEXO EDHE:  Donald Trump fton Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë për të vendosur për reformën e burgjeve!

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: