LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mozaik ngjyrash me chanel 2017

20 Janar 2017, 17:30, Lifestyle CNA

Për të kënaqur të gjitha dëshirat e femrave, Chanel prezanton një paketë të tërë produktesh. Nga kujdesi i fytyrës deri tek thonjtë, Chanel di mjaft mirë si të na mahnisë. Të gjendura përpara vitrinave ose midis dhjetra produkteve, në momentin e parë që syri të kap markën e Chanelin, të gjitha dyshimet duket se bien e dhe çdo femër e di zgjedhjen që duhet të bëjë. E çfarë më shumë se sa një shportë me produktet Chanel do të dëshironit në prag Krishtlindjesh ? Për t?jua bërë më të lehtë Living paraqet më poshtë të gjitha produktet që nuk duhet t?ju mungojnë. Si hap i parë në një ritual bukurie, kemi nevojë për një krem hidratant që ribalancon strukturën e lëkurës. HYDRA BEAUTY MICRO GEL YEUX,  ndihmon në ripërtëritjen e lëkurës, i dhuron vitalitet, qëndrueshmëri dhe uniformitet lëkurës tuaj. Mbi të gjitha ai hidraton dhe i jep ndriçimin e duhur. Në zemër të kësaj game gjendet Camellia, një përbërës aktiv që mban në lagështinë e duhur qelizat e lëkurës. Falë përdorimit të këtij kremi do ti dhuroni lëkurës tuaj hidratim dhe mbrojtje. Ideal për lëkurë normale deri në të thatë. Pas këtij trajtimi bukurie nga brenda jashtë, fytyrës suaj nuk mund t?i mungojë shkëlqimi i fondatinës LES BEIGES – TEINT BELLE MINE NATURELLE . Për të theksuar mollëzat Chanel prezanton JOUES CONSTRASTE, pjesë e koleksionit pranvere-verë 2017.

CHANEL ofron kombinime të reja për të përmbushur çdo dëshirë. Ngjyrat harmonike të ofrojnë një liri të shfrenuar për të luajtur në mënyrë të guximshme me tonalitete të ndryshme.

Një trio origjinale për një stil unik

“Moda del jashtë mode, stili kurrë ” sa të drejtë ka pasur Gabrielle Chanel?E më shumë se aksesorë bukurie ROUGE Coco Stylo dhe LE DUO VERNIS LONGUE TENUE dhe LES 4 OMBRES janë aksesorë të vërtetë stili !

Së bashku, hapin një kapitull të ri në ngjyrat e Chanel-it dhe për më tepër shtojnë një firmë të veçantë nga buzët deri në majë të gishtave.

Për femrat që nuk duan të zgjedhin mes ngjyrave, shkëlqimit apo kujdesit për buzët CHANEL ka krijuar , ROUGE Allure Ink. Në një hap të vetëm e të lehtë, ky laps buzësh thekson stilin dhe një personalitetin tuaj.

ROUGE Allure Ink përmban gjithashtu një përqendrim të lartë të përbërësve natyrorë. Buzët do të hidratohen intesivisht dhe do të ushqehen me vlerat ushqyese të vajrave bimorë, ekstraktet e farave të mollës etj. Sytë janë pasqyra e shpirtit e Chanel e di këtë gje ! Ngjyrat e LES 4 OMBRES përshtaten për të gjitha ngjyrat dhe format e syve. E në fund prekja magjike e thonjve për duar që nuk kanë frikë të prekin asgjë ! LE DUO VERNIS LONGUE TENUE, manikyri që zgjat më shumë se çdo produkt tjetër do t’ju falë ndjesinë sikur duart tuaja janë trajtuar në një sallon me 5 yje.

Lajmet e fundit nga