LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i plotë i Gjykatës për Alfred Pezën/ Merrte 10 mijë euro në muaj, apo 80 mijë lekë sa thotë gjykata?

19 Janar 2017, 15:03, Aktualitet CNA

Citynews publikoi disa ditë më parë lajmin se deputeti socialist kishte blerë 1% të aksioneve të një banke private me vlerë 1.13 miliardë lekë.

Vetë deputeti Peza deklaroi përpara kamerave se paratë për blerjen e aksioneve i kishte kursyer falë rrogës të majme që kishte marrë gjatë viteve që ka punuar në media.

Partia Demokratike ka publikuar sot vendimin e plotë të gjykatës, e cila thekson se deputeti është paguar 800 mijë lekë të vjetra në muaj.

PD pyet se nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? ?Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?

Po institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentet zyrtare?

Kështu do ta bëjnë ata dhe vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, sic kanë vepruar me deputetin socialist?

Qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit. Për të gjitha këto cështje, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama.? Shkruhet në deklaratën e PD

Më poshtë, vendimi i Gjykatës

Lajmet e fundit nga