LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thuajini jo këtij produkti

19 Janar 2017, 17:45, Lifestyle CNA

Një dietë me shumë sheqer shkurton jetën dhe dëmton gjenet kyçe për jetëgjatësinë. Efektet e dëmshme të kësaj diete vazhdojnë edhe në qoftë se në një moment ju e lini dhe kaloni në një dietë të shëndetshme, shkruan Ansa.it.

Këto janë rezultatet e një studimi që publikohet në revistën ?Cell?. Studimi është bërë nga një ekip ndërkombëtar i Universitetit ?College? në Londër. Kjo do të thotë se zakoni i të ngrëniet të sasive të mëdha të sheqerit, nëse vazhdon për shumë vite me radhë, mund të lërë shenjë afatgjatë në shëndetin tonë, duke përshpejtuar procesin e plakjes.

Studimi ka dhënë rezultate potencialisht të rëndësishme për njerëzit. ?Gjeni? i përfshirë në jetëgjatësi është analizuar me detaje, edhe pse janë marrë mizat e frutave në studim, të cilat jetojnë mesatarisht 90 ditë.

Studiuesit krahasuan dy grupe mizash gjatë tre javëve të para të jetës, kur u janë dhënë më shumë sheqerna, pastaj kaluan në një konsum me vetëm 5% sheqer. Grupi tjetër u ushqye vetëm me ?dietën e shëndetshme? nga fillimi.

U vu re pas studimit se mizat e para jetojnë një mesatare prej 7% më pak se mizat e tjera. Në gjykim të ekspertëve, niveli molekular te dieta e pasur me sheqerna shfaqej me një riprogramim të gjeneve të rëndësishme për jetëgjatësinë.

15:30 Lifestyle

Parandaloni divorcin

Me jetën dinamike, punëve dhe angazhimeve të mëdha të bashkë...

Lajmet e fundit nga