LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pesë çanta dore të mrekullueshme nga ‘Burberry’

19 Janar 2017, 21:30, Lifestyle CNA

Këto modele çantash janë më të preferuarat për sezonin e vjeshtës/dimrit?

Brendi prestigjioz britanik Burberry, në koleksionin e tij vjeshtë/dimër ka prezantuar modelet e mahnitshme të çantave që do t?i kënaqin të gjitha zonjat që duan të duken të veçanta.

Dhe, pa marrë parasysh se sa mbresëlënëse janë, këto modele reflektojnë elegancë delikate duke e bërë secilën veshje të veçantë dhe tnjëkohësisht tepër luksoze.

Në koleksionin e ri, vërehet ndikimi i ngjyrave dhe detajeve dekoruese, ku mund të shihet qartë se Burberry në këtë sezon të vjeshtës na ofron nuanca të efektshme duke vënë në pah tiparet tona të personalitetit.

Në të vërtetë, është shmë vështirë të bëni përzgjedhje, sepse secila çantë vjen në verzion fantastik, të përpunuar nga materiale të cilësisë së lartë dhe estetikisht duke i plotësuar të gjitha kriteret e përsosmërisë.

Si një nga modelet më autentike mund të veçojmë modelin e çantës ?Bridle Bag?, çmimi i së cilës është 26.000 dollarë, që parbën modelin më të shtrenjtë të koleksionit. Lëkura prej krokodili së bashku me detajet dekoruese justifikon edhe çmimin e lartë.

Në vazhdim ja disa modele dhe çmimi i tyre:

Mini Square Buckle Bag me lëkurë gjarpri dhe kadifeje ? 2.495 dollarë

Medium Banner me dantellë prej lëkure ? 2.895 dollarë

Ruffle Buckle Bag, model i rrudhur dhe me lëkurë gjarpri ? 3.295 dollarë

Çantë e vogël me lëkurë krokodili dhe rripa ? 8.250 dollarë

Bridle Bag me lëkurë krokodili ? 26.000 dollarë

15:30 Lifestyle

Parandaloni divorcin

Me jetën dinamike, punëve dhe angazhimeve të mëdha të bashkë...

Lajmet e fundit nga