LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Denoncim/Veliaj shemb bar-restorantin për interesat e familjarëve të Ajolës

19 Janar 2017, 11:56, Aktualitet CNA

Denis Xoxa,  i afërm i Ajola Xoxës, kërkoi të përvetësonte pronën e ish-studentes së Lëvizjes së Dhjetorit, Blerinda Xhaci. Kur dështoi, IMT i vuri ruspën lokalit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj planin e tij urbanistik për kryeqytetin e ka vendosur në shërbim të klientelës dhe njerëzve të tij të afërt. Aksionet e Bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik kryhen mbi bazën e përzgjedhjeve të Veliajt, i cili urdhëron se cili objekt do të shembet dhe cili jo, edhe kur ato kanë dokumentacionin e duhur ligjor. Në kuadër të lirimit të hapësirave të zëna nga ndërtimet e ndryshme, kryesisht bare dhe restorante në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës, Veliaj ndërmori një aksion për të shembur një nga bar-restorantet e kësaj zone, në afërsi të fakultetit Gjeologji-Miniera, pasi më parë, Denis Xoxa, një i afërm i Ajola Xoxës, kjo e fundit bashkëshorte kreut të baskisë së Tiranës, nuk mundi ta përvetësonte bar-restorantin në fjalë.

Kjo ishte një formë hakmarrjeje e Denis Xoxës ndaj pronares së këtij lokalit, përmes kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Me këtë situatë, është ndeshur qytetarja dhe ish-studentja e Lëvizjes së Dhjetorit ?90, Blerinda Xhaci, e cila ushtronte aktivitetin e saj në këtë bar-restorant që prej vitit 1993, dhe objekti ishte në proces legalizimi, pothuajse në përfundim të tij. Duke marrë parasysh këtë fakt, Bashkia e Tiranës së bashku me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit iu drejtuan ALUIZNI-t për ta përjashtuar nga procesi i legalizimit objektin në fjalë. Duke anashkaluar pronaren e këtij objekti, ALUIZNI i kthen përgjigje bashkisë së Tiranës dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për ta përjashtuar nga procesi i legalizimit këtë objekt ndërsa zonjës Xhaci, ky fakt iu i bë ditur vetëm ditën e prishjes së bar-restorantit të saj. ?Nga dokumentet që mu vendosën në dispozicion konstatova se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës i ka kërkuar ALUIZ-nit për të më përjashtuar nga praktika e procesit të legalizimit të objektit. ALUIZNI ka marrë vendim më datë 14.04.2016 për të më përjashtuar nga procesi i legalizimit. Ky vendim nuk më është vënë në dispozicion nga vetë ALUIZNI por është protokolluar në zyrat e Bashkisë së Tiranës dhe më është vënë në dispozicion vetëm ditën e prishjes së lokalit tim?, thotë zonja Xhaci.

Në këtë mënyrë, duke anashkaluar vënien në dijeni të pronares së objektit, Bashkia e Tiranës së bashku me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit shembi objektin e znj. Xhaci, pa marrë në konsideratë edhebashkia tirane kërkesë-padinë e kësaj të fundit drejtuar gjykatës së Tiranës për të mos lejuar prishjen e këtij objekti. Punonjësit e baskisë, disa civilë dhe disa me uniformë, kërcënuan familjen e znj. Xhaci, duke i tërhequr nga prona e tyre, ndërkohë që këta të fundit po filmonin aksionin e prishjes së objektit. ?Papritur që gjykata të shprehej për kërkesën time, Bashkia e Tiranës prishi tërësisht objektin dhe çdo gjë në ambientet rreth e qark lokalit. Dhe përveç kësaj rreth 20 persona civilë dhe policë nga policia bashkiakë teksa ne po filmonim dhe fotografonim skenën që po zhvillohej në pronën tonë, nuk na lejuan forcërisht madje as dhe të merrnim pajisjet tona. Ishte një traumë shumë e madhe kur u gjendëm me pronën e shkatërruar dhe familjen e kërcënuar ?, shprehet znj. Xhaci.

Por, prapaskena e gjithë këtij aksioni të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka të bëjë me interesat e njerëzve të tij afërt, e kryesisht të kunatit të tij, Denis Xoxa. Ky i fundit, drejtues i kompanisë ?Potencial Group?, në komunikimet e tyre përmes e-mailit kërkonte me çdo kusht që të përvetësonte bar-restorantin e znj. Xhaci duke e kërkuar atë fillimisht me qira për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa znj. Xhaci nuk pranoi kushtet e vendosura nga kunati i Veliajt, Denis Xoxa. Në këtë mënyrë, duke mos mundur ta bëjë të tijin objektin prej 182 m2, Denis Xoxa arrin të hakmerret përmes kunatit të tij, respektivisht kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili së bashku me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit shembi objektin në fjalë ndërsa nuk ngurroi ta cilësonte atë si çiban të PD-së. ?Ia kthejmë hapësirën e zaptuar publikut e fëmijëve! S?ka president e SHQUP­ mjedisor për këta çibanë pa leje! Kurioz nëse do mbrojnë Liqenin në gjyqin e 17­katshit sot java? shkroi Veliaj atë ditë në profilin e tij social në Facebook, duke e shoqëruar postimin me foto nga aksioni i prishjes së objekteve. Nga ana e saj, znj. Xhaci, e cilëson këtë akt të kryetarit Veliaj si arbitrar dhe si selektiv duke theksuar se ky veprim bëhet për shkak të interesave të ngushta të z. Veliaj. Ndërsa baret e tjera në afërsi të pronës së znj. Xhaci që bartin të njëjtin status juridik, nuk janë shembur nga Bashkia e Tiranës. ?Unë kam konstatuar është se qëndrimi i Bashkisë së Tiranës ka qenë selektiv dhe diskriminues, kjo për faktin sepse sipas deklarimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kishte marrë një nismë që të prishte lokalet në zonën ku ishte lokali im, por rezultoi se nga rreth 40 lokalë në atë zonë vetëm 2 prej tyre janë shembur, ndërsa të tjerët që janë në të njëjtin status juridik me pronën time vazhdojnë të punojnë?, thekson Blerinda Xhaci.

Veliaj nuk u ndal vetëm me shembjen e bar-restorantit të znj. Xhaci, por ushtroi presion të vazhdueshëm tek ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha për ta larguar nga puna znj. Xhaci. Gjosha e kundërshtoi pushimin nga puna të znj. Xhaci pasi e shihte të paarsyeshme, aq më tepër që ajo kishte një përvojë shumë-vjeçare si eksperte në drejtorinë e politikave sektoriale. Qeveria e drejtuar nga socialistët e kishte filluar më herët sulmin ndaj familjes Xhaci, kur i pushuan nga puna bashkëshortin e znj. Xhaci, në dhjetorin e vitit 2013, i cili punonte si jurist pranë Ministrisë së Jashtme prej 17 vitesh dhe rridhte nga një familje e ish-persketuarish. E ndodhur në kushte të tilla, znj. Xhaci e detyruar të largohej nga Shqipëria, kërkoi dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni në Ministrinë e Integrimit dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin e saj.

CityNews do të publikojë të plotë dosjen e këtij skandali, ku është përfshirë kryebashkiaku i  Tiranës, Erion Veliaj. 

Lajmet e fundit nga