LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 këshilla mode nga Victoria Beckham

19 Janar 2017, 18:30, Lifestyle CNA

Shije te rafinuar për aksesore te modës, te cilat e bëjnë stilin e saj unik dhe pa te ?meta?, i ka mundësuar kësaj zonje botërore për te filluar linjën e saj personale te modës.

Victoria Beckham është një prej femrave me me stil ne bote. Shije te rafinuar për aksesore te modës, te cilat e bëjnë stilin e saj unik dhe pa te ?meta?, i ka mundësuar kësaj zonje botërore për te filluar linjën e saj personale te modës.

Nëse keni nevoje për te pare dike, kur është fjala për tendencat e modës, ajo është padyshim Victoria Beckham. Gruaja e cila nuk bene asnjë gabim ne veshje dhe e cila është gjithmonë e veshur me stil. Ajo ka vendosur për te ndare disa nga truket e modës me zonjat e tjera.

Krijimet e saj, shume shpejt e kane fituar turmen e modës anembanë globit, kurse e adhurojnë edhe shume zonja te famshme te Hollivudit, te cilat me shume kënaqësi i veshin fustanet me nënshkrimin e saj, ne qilimin e kuq.

Këto dite, ajo ka zgjeruar perandorinë e saj te modës me hapjen e butikut te saj te pare online, ku ju mund te blini xhinse, bizhuteri por edhe një koleksion te ri me nënshkrimin e saj, shkruan ?Femra?. Këshillat e modës te Victoria Beckham, gjithmonë zgjojnë interes te madh ne media, dhe këtu i kemi paraqitur disa prej tyre, te cilat ngrohtësisht i rekomandon për te gjitha gratë.

-Kurrë mos dilni nga shtëpia pa aksesore te modës. Ato janë çelësi. Çanta e duhur është sinonim me stil.

-Vishuni siç duhet. Sigurisht qe do te vishni veshje me te rehatshme dhe te gjere kur dilni me fëmijët tuaj.

-Asnjëherë mos i harroni syzet e diellit ne shtëpi. Ato e plotësojnë çdo dukje.

-Investoni ne xhinse. Pjesët përkatëse seksi, do te bëjnë dukjen tuaj ne te njëjtën kohe, te relaksuar dhe ?sexy?.

-Nuk keni nevoje qe gjithmonë te vishni taka te larta. Këpucët e rrafshëta dhe këpucët e baletit mund te jene po ashtu elegante.

15:30 Lifestyle

Parandaloni divorcin

Me jetën dinamike, punëve dhe angazhimeve të mëdha të bashkë...

Lajmet e fundit nga