LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Durrësit policia “blindon” Lezhën/Kontrolle të befta në rrugë e lokale (Video)

18 Janar 2017, 11:46, Aktualitet CNA

Një ditë pas kontrolleve intensive në qytetin e Durrësit, policia ka mësyrë në Lezhë. Uniformat blu kanë ngritur postblloqe në rrugët e qytetit, si dhe po ushtrojnë kontrolle të befasishme në lokale, ku ka arrestuar një person të rrezikshëm, si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë.
Në momentin që ka parë policinë, mësohet se presoni ka shkuar menjëherë te tualeti i lokalit dhe ka hedhur pistoletën nga dritarja.
Lëvizja nuk iu ka shpëtuar efektivëve, të cilët kanë rrethuar zonën, ku kanë gjetur armën me 13 fishekë. Materialet kanë kaluar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme penale.

LEXO EDHE:  Ja si e akuzonte Topallin kryebashkiaku i Lezhës

Policia me kontrolle ne Lezhje by news-al

Lajmet e fundit nga