LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lista e plotë për një intervistë të suksesshme

18 Janar 2017, 13:30, Lifestyle CNA

Sekreti i një interviste të suksesshme është të jesh i/e përgatitur. Nuk ka rëndësi se sa i/e përgatitur jeni, lista e plotë do t?ju ndihmojë të mbani mënd disa gjëra mjaft të rëndësishme.

PËRPARA INTERVISTËS

______ Sigurohuni që rezymeja juaj të jetë e kohëve të fundit dhe e fokusuar në nevojat e kompanisë.

______Kini një listë të kohëve të fundit të referencave që përfshijnë ato që ju përfaqsojnë ju, arritjet tuaja dhe potencialin tuaj të karrierës.

______Bëni kërkim për kompaninë dhe drejtuesit që do të takoni.

______ Përdorni njohuritë nga kërkimi që do bëni që të përgatisni komente dhe pyetje të zgjuara rreth kompanisë.

______ Parashikoni pyetjet që do mund t?ju bëjnë dhe përgatisni përgjigjet.

______ Planifiko si do të mbushësh boshllëqet në njohuri dhe aftësi, nëse ju pyesin.

______ Përgatitu të shpjegosh sesi mund të përfitojnë nga rrejti juaj profesional.

______Ki përgjigjet sesi qëllimet tuaja afatgjata i përshtaten kompanisë së tyre

______Bëj gati një kostum profesional që është i përshtatshëm për pozicionnin që po aplikoni. Rrini larg veshjeve mjaft trendy, që ekspozon lëkurën, ngjyra të ndezura me bizhuteri të ekzagjeruara dhe rrini larg të zezës së errët.

______ Praktikë, praktikë dhe vetëm praktikë. Përsëriti pyetjet dhe përgjigjet përballë pasqyrës.

______ Shqyrto vendodhjen e intervistës dhe gjej rrugën më të shkurtër për të shkuar atje, që të jeni në kohë ditën e intervistës.

______ Bëni një gjumë të mirë.

ATË MËNGJES

______ Hani një mëngjes të lehtë

______ Mos hidhni parfum të fortë ose makiazh të rëndë..

______ Mbani një palë geta ekstra në cantë.

______ Dilni pak më herët që të arrini në kohë dhe të qetë.

GJATË INTERVISTËS

______ Arrini në kohën e duhur.( Mjaft e rëndësishme)

______ Fikni celularin

______ MOS përtypni cëmcakëz.

______ Jini e/i dashur me recepsionisten. Kjo është pjesa jo zyrtare e intervistës.

______ Kur të jepni dorën buzëqeshni dhe shiheni në sy personin tjetër.

______ Mbaji në mënyrë të rregullt referencat dhe rezymen në dosje, duke treguar kështui paraqitjen e një personi mjaft të organizuar.

______ Mbani kontakt me sy gjatë intervistës. Mos shihni kurrë poshtë.

______ Dëgjo me kujdes që të japësh përgjigjet e duhura.

______Shmangni diskutimet për jetën tuaj personale. Bëj një bisedë profesionale.

______ Ji i/e siqertë

______ Përqëndrohu në bisedat për kompaninë dhe temat që kanë lidhje me pozicionin tuaj.

______ Mos fol shumë- por as pak fare.

______ Shmangni xhestet e tepërta me duar kur flisni.

______ Përdorni gjuhë profesionale me gramatikë të rregullt, dhe shmagni zhargonet.

______ Gjeni balancën e duhur midis të qënurit entusiast dhe pozitiv, duke mbetur brënda kornizës së profesionistit.

______Flisni ngadalë dhe shqiptojini mirë fjalët. Zakonisht folësit e shpejtë duken më nervozë.

______ Mos trazoni ose të luani me mjete si stilopasa ose syzet.

______ Jini të kujdesshëm që të mos dukeni kryelartë, arrogantë dhe të tepruar.

______ Të mbani shënime lë shije të mirë, por sigurohuni të bëni kontakt me sy dhe të mos i mbani sytë ngjitur të letër.

______ Me shumë takt qëndroni larg cështjeve negative të kaluarës. Qëndroni pozitivë.

______ Mos flit kurrë keq për shefat e kaluar ose kolegët.

______ Mos rrini në ankth për rrogën dhe përfitimet. Këto janë cështje të një interviste tjetër.

______Theksoni gjuhë të huaja ose veti që zotëroni.

______ Mos harroni, t?a përfundoni intervistën me një shtrëgim dore, buzëqeshje dhe një koment pozitiv se si prisni të takoheni në një takim tjetër që të mësoni më tepër për kompaninë.

PAS INTERVISTËS

______ Menjëherë shkruani një shënim duke falenderuar intervistuesin dhe duke shprehur shkurtimisht pse jeni njeriu i duhur për atë pozicion.

______ Shqyrtoni këtë listë që të shihni cfarë nuk bëtë që të jeni të përgatitur për intervistën tjetër.

Mos harroni, kur shkoni në një intervistë po komercializoni produktin më të rëndësishëm në botë- VetenTuaj. Mos harroni asnjë ?hile? në ?shitjen e vetes tuaj? në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekspertët thonë se 93% e komunikitimit është jo verbal, pra nuk ka rëndësi vetëm ajo cfarë thoni, por gjithashtu mënyra se si e prezantoni veten. Mjafton vetëm nje gabim i vogël mund t?ju kushtojë pozicionin që mezi prisnit. Bëni detyrat dhe përgatituni? dhe në fund sigurisht që do të jeni ju fituesi.

Lajmet e fundit nga