LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Shkollat pa ngrohje. Kaldajat nuk ndizen (FOTOT)

18 Janar 2017, 20:50, Aktualitet CNA

Shkollat dhe kopshtet pritën më datë 16 janar vizitorët e tyre besnikë. Duke sfiduar të ftohtin, nxënësit iu drejtuan dijes, që në kushte të tilla ajo është e vështirë të merret.

Shumica e shkollave dhe kopshteve në Kamëz nuk ofrojnë infrakstrukturën e duhur për nxënësit. Nuk ka ngrohje, por nuk mungojnë dhe rastet ku nuk ka as energji elektrike. ?Fiks Fare? bëri një vëzhgim në disa shkolla, pasi shumë prindër i ishin drejtuar stafit të emisionit duke shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me ngrohjen në institucionin e dijes.

Gazetarët vizituan shkollën 9-vjeçare ?Azem Hajdari? në Babrru. Në këtë shkollë mësojnë 1.400 nxënës, ndaj dhe mësimi bëhet me 2 turne, në mënyrë që brenda orës 16:30 procesi mësimor të këtë përfunduar. Në këtë shkollë mungon ngrohja dhe energjia, siç e pohon vetë drejtori Besnik Daci.

Në një klasë të 6-të, ku u futu kamera e ?Fiksit?, nxënësit pranuan se janë sëmurur disa herë nga i ftohti. Një vajzë e sëmurë kishte marrë nga shtëpia bidon me ujë të ngrohtë për t?u ngrohur në klasë. Ndërkohë, të tjerët nuk mbanin veshur dorashkat dhe kapuçët.

Mungesa e energjisë elektrike është një problem i mbartur prej rreth dy vitesh, pasi nën zë pohoet se janë shtruar gabim linjat. Ndërsa kaldaja nuk është vënë asnjëherë në punë, qoftë edhe për t?u bërë provë nëse funksionon. Edhe pse institucionet janë vënë në dijeni, si ato të Bashkisë Kamëz por edhe të Bashkisë së Tiranës, ende asgjë nuk është zgjidhur.

Ngrohja është problem mjaft shqetësues edhe për fëmijët e kopshtit ?Babrru Qendër?. Edukatoret u shprehën për “Fiksin” se në klasa kanë marrë nga një ngrohëse, por meqënëse temperaturat janë shumë të ulëta, ngrohja mund të plotësohet vetëm më anë të druve, ndaj u kanë kërkuar prindërve që kush të mundet të kontribuojë. Ato theksuan se vetë institucioni nuk ka fuqi t?i plotësojë nevojat.

Shkolla 9-vjeçare ?100 Vjetori? në Kamëz është ndërtuar në vitin 2012. Sistemi i kaldajave është vendosur, por ato nuk ndizen asnjëherë. ?Fiksi? solli rastin e një fëmije që me një ngrohëse në krahë po shkonte në shkollë.

Drejtori i institucionit pranoi për kamerën e emisionit se zgjidhjen e ka gjetur me nxënësit dhe prindërit. ?Kaldajat janë, por nuk janë ndezur asnjë ditë. Ne kemi gjetur mundësinë me prindërit dhe bordin e shkollës që të vendosim ndonjë ngrohëse?, deklaroi Resim Beluli.

Vështirësia më e madhe është për dy klasat parashkollore. Edukatorja e njërit grup tha se përpiqet t?iu bëjë ushtrime fëmijëve në klasë që të mos kenë shumë ftohtë. ?Jemi munduar ta përmirësojmë situatën me këtë ngrohësen që kemi sjellë vetë, sepse fëmijët kanë shumë ftohtë?, tha edukatorja.

Kamerës së ?Fiksit? nuk i shpëtoi edhe kondicioneri në zyrën e drejtorit. Në një kamera të fshehtë që iu bë atij, drejtori pohoi se në zyrën e tij ka kondicioner, por atë e ka marrë dhuratë. ?Këtu është ngrohtë se ka kondicioner, por ma kanë dhuruar?, tha drejtori për bashkëpunëtoren e ?Fiksit?.

Në shkollën 9-vjeçare ?Androkli Kostallari?, në kryeqytet, drejtuesit dhe mësuesit kanë gjetur një zgjidhje tjetër, atë të kryerjes së mësimit me orë të reduktuara.

Në këtë shkollë nxënësit treguan se kanë shumë ftohtë në klasë, ndaj dhe i kanë bërë orët e shkurtuara. Në orën 11:00 të gjitha klasat mbarojnë mësimin. Fëmijët e klasës së parë dhe të dytë thanë se i kanë blerë vetë ngrohëset, por që shpesh herë nuk punojnë për mungesë energjie.

?E ka sjellë motra e shoqes së klasës ngrohësen, ne i kemi dhënë lekët por nuk ngrohemi se nuk ka drita?, tha një nxënëse e klasës së tretë. Gazetarët e ?Fiksit? tentuan të hyjnë në shkollë, por nuk u lejuan pa leje nga Drejtoria Arsimore.

Lajmet e fundit nga