LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EMRAT/ Arrestohen 5 “skifterët” fierakë dhe një i dënuar për vrasje

18 Janar 2017, 09:32, Aktualitet CNA

Gjashtë persona janë arrestuar sot nga Policia e Fierit, 5 prej të cilëve ishin në kërkim për vjedhje, ndërsa 1 kërkohej për ?Vrasje me dashje e mbetur në tentativë?, i dënuar me 10 vjet burgim.

Nga hetimet e policisë rezulton se 5 ?skifterët? kanë kryer një sërë vjedhjesh në bashkëpunim, në dyqane të ndryshme, si dhe kanë tentuar të grabisin Ëester Union.
Njoftimi i policisë:
Nga kontrollet e ushtruar më datën 17.01.2017 dhe 18.01.2017, si rezultat i informacioneve të mara dhe punës së organizuar nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja e 6 personave të shpallur në kërkim.
Konkretisht u ndaluan:
Keli (Ervin) Lumanaj, 34 vjeç, banues në Patos, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale ?Vjedhje? parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
Brahim Agalliu, 61 vjeç, banues në fshatin Krapës, Fier, pasi:
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 14.04.2015, e ka denuar atë me 2 muaj dhe 25 ditë burg, për veprën penale të ?Vjedhjes?parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
Antonin Bregu, 27 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale ?Vrasje me dashje e mbetur në tentativë?, parashikuar nga Neni 76-22 i Kodit Penal.

M. M., 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.
D. V., 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.
F. V., 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti,Ballsh.
Ndalimi i këtyre personave e u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur lokalin e shtetasit D. Ç. më datën 29.11.2016, lokalin e shtetasit Q. Xh. më datën 15.01.2017, dhe lokalin e shtetasit A. J. më datën 16.01.2017, kanë thyer xhamin e derës së kompanisë së sigurimeve më datë 15.01.2017 dhe kanë tentuar të vjedhin Ëestern Unionin më datën 16.01.2017 rreth orës 02:00 në qytetin e Ballshit./CityNews

Lajmet e fundit nga