LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundërshtojnë policinë në Tiranë/ Arrestohet i riu, zhduken dy tjerët

17 Janar 2017, 11:57, Aktualitet CNA

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi kundërshtuan fizikisht policinë. Për rrjedhojë, është arrestuar shtetasi Kreshnik Ferrollari, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të lehtë me dashje.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit: G. R., 29 vjeç, dhe N. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 10.01.2017, rreth orës 17:00, në rrugën “Loni Ligori”, në bashkëpunim me shtetasit N. Sh. dhe G. R., kanë goditur me sende të forta shtetasit A. H. dhe A. Sh., ku ky i fundit ndodhet i shtruar në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 00:10, të datës 16.01.2017, shtetasi Kreshnik Ferrollari, është konstatuar nga shërbimet e policisë, i cili ka qenë në shoqëri të shtetasve N. Sh. dhe G. R., të cilët kanë filluar të kundërshtojnë punonjësit e Policisë për shoqërimin e tyre në Komisarait dhe kanë kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë, ku Kreshnik Ferrollari ka dëmtuar edhe mjetin e policisë gjatë shoqërimit të tij. Dy shtetasit e tjerë N. Sh. dhe G. R., kanë arritur të largohen.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik e kryer në bashkëpunim”, “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga Nenet 89-25, 236/2, 237-25 dhe 150 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Kreshnik Ferrollari.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik e kryer në bashkëpunim” dhe “Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 89-25, 236/2 dhe 237-25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve N. Sh. dhe G. R.

10:50 Aktualitet

Duhani dhe shëndeti

Përdorimi i duhanit dëmton çdo qelizë të trupit tek duhanpir...

Lajmet e fundit nga