LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhi me dhunë biznesin në Korçë/ Kapet i dënuari me burg, ja emri

16 Janar 2017, 12:03, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës arrestoi sot një person të shpallur në kërkim, i cili rezulton i dënuar më parë. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Hamzallari, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Mësohet se më datë 19.12.2016, 34-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin K. L. kanë vjedhur me dhunë në zyrat e një subjekti privat në Bulgarec, Korçë, një sasi lekësh.

Ky shtetas u transferua në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për veprime të mëtejshme.

08:21 Aktualitet

Sot rifillon kuvendi

Kuvendi pritet të çelë sot, sesionin e fundit të tij për kët...

Lajmet e fundit nga