LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vajza! Ja cilat pjesë të trupit tregojnë moshën tuaj të vërtetë

16 Janar 2017, 17:30, Lifestyle CNA

Janë disa shenja që të lenë të kuptosh menjëherë se cfarë moshe mund të ketë një person. Disa pjesë të trupit, e shfaqin moshën e njeriut të mënyrë të habitshme, dhe janë pikërisht këto pjesë të cilat neglizhohen gjatë kujdesit të lëkurës.

Zbuloni se cilat janë ktëto pjesë të cilat tregojnë për moshën tuaj të vërtetë dhe si mund të ulni shenjat e para të moshës.

Lëkura delikate rreth syve e humb në mënyrë natyrale elasticitetin me kalimin e viteve dhe muskujt mbështetës rreth syrit dobësohen. Mënyrat më të mira për të minimizuar shenjat e para të plakjes janë zvoglimi i fërkimit dhe të përdorni krem enkas për atë zonë.

Duart janë në mënyrë të vazhdueshme të ekspozuara ndaj diellit dhe janë në kontakt me substanca kimike, kështuqë nuk është e cuditshme që janë të parat të cilat na tradhtojnë duke treguar për moshën e vërtetë. Teksa shumë femra janë në dijeni të faktit se cilat zona kanë nevojë për mbrojtje kundër diellit dhe hidratim, zonat si kurrizi i duarve neglizhohen. Mos harroni të përdorni përvec hidratuesit dhe një krem kundër diellit që të parandaloni njollat e moshës.

Bërrylat

Bërrylat janë te ekspozuar ndaj lëvizjeve dhe fërkimit cdo ditë, kështuqë ka kuptim që dhe bërrylat të jenë një nga celësat tjerë kryesorë që ju zbulon moshën e vërtetë. Lëkura anash bërrylave ka tendencë të varet kështuqë këshillohet t?a eksfolioni me kujdes, t?a hidratoni dhe të mbroni zonën.

Qafa dhe kraharori (busti)

Kjo nuk është secret. Qafa dhe pjesa e kraharorit janë pjesët e trupit që tregojnë të parat për moshën, dhe gjëja më ë mirë sigurisht është të kudjeseni për to sic kujdesni për fytyrën. Ndonëse më e mira për ta parandaluar është ë kujdeseni gjithmonë, nëse këto shënja janë aty më e mira që mund të bëni është ti fshihni me makiazh ose aksesorë si shall.

Gjunjët

Lëkura tek gjunjët me kalimin e viteve bie, dhe kjo është shenjë që tregon për vitet, sidomos nëse fillojnë të formohen depozita dhjamore nën lëkurë. Përvec aplikiim të kremit kundër diellit dhe hidratimit, mënyra më e mirë për gjunjët është ushtrimet fizike që mbështesin forcën tek gjunjët.

Lajmet e fundit nga