LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/Vicklat e Ilir Metës, presion dhe pazare

16 Janar 2017, 09:32, Aktualitet CNA

Eksponentë të LSI po përplasen fort me qëndrimet zyrtare të qeverisë. Skenari i Ilir MEtës, presion për pazar, vazhdon të thellohet çdo ditë publikisht.

Ylli Manjani një ministër i qeverisë Rama flet si të jetë në opozitë, një drejtuese e PS si Elisa Spiropali i përgjigjet si të jetë sekretare në PD.

Deputetë të mazhorancës përplasen më njëri tjetrin, të ikë LSi thonë disa, të tjerët përgjigjen pa ne ju nuk fitoni. Skenarë dhe përplasje, presion për pazare dhe asgjë më shumë. Ilir Meta ka filluar hedh vickla që të marë më shumë nga koalicioni. Ndoshta më shumë sesa i takon.

Ilir Meta e di mjaft mirë se i vetëm në koalicion zgjedhjet e ardhshme merr shumë më pak mandate deputetësh, ndoshta gjysmat e atyre që mer në koalicion me PS. Pra LSi këtë forcë kartonash që e përkthen në presion për pazare e ka edhe nga koalicioni dhe vetë socialistët.

Meta shtyn dhe bën presion, ai kërkon të mbajë Ramën nën tension me faktin se mund të dalë i  vetëm në zgjedhje. Një skenar që mund ta ndihmonte disi opozitën por edhe ti hapte rrugë Ilir Metës të luante për kryeministër. Në fakt do ishte një tjetër aventurë e kreut të LSI që nuk ka frikë nga të tilla veprime. Këtë Edi Rama e ka të provuar prandaj dhe përpiqet që ta mbajë nën sqetull Ilir Metën që vetëm hedh vickla.

Dalja e Metës vetë mund ti jepte atij minimalisht 12 mandate deputetësh, por pazari i tij më pas do ishte sikur të kishte 30 deputetë apo më shumë, ndaj dhe vicklat e tij sa vijnë e shtohen, por në fakt sjanë gjë tjetër thejsht dhe vetëm presion për pazare./Elvi FUNDO -Citynews

08:21 Aktualitet

Sot rifillon kuvendi

Kuvendi pritet të çelë sot, sesionin e fundit të tij për kët...

07:57 Aktualitet

Tërmet ne Tropojë

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orën e para të...

Lajmet e fundit nga