LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parashikimi i motit/Javën e ardhshme rikthehet dimri

15 Janar 2017, 09:10, Aktualitet CNA

Pas reshjeve të shiut në fundjavë, javën e ardhshme sinoptikanët lajmërojnë se do të rikthehet dimri dhe dëbora deri ditën e enjte. Reshjet do përfshijne veriun dhe jugun e vendit.

?Mëngjesin e të shtunës i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut me intensitet më të lartë në zonën veriperëndimore. Ndërsa në zonat malore, kanë vijuar sërish reshje bore në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit.

Ditën e dielë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit. Ndërsa në fillim të javës pritet të kthehet i ftohti arktik i cili duke marrë lagështirë në detin Adriatik do të rikthejë reshjet e borës në verilindje e juglindje. Reshje dëbore do të ketë dhe në zonën qëndrore në Elbasan, Berat dhe bora do të zbresë deri në Gjirokastër.

Edhe në zonën e Tiranës do të nisë dëbora, por jo në kryeqytet. Dëbora pritet të nisë që të hënën. Reshjet e borës parashikohen të mbeten në vendin tonë deri në ditën e enjte, shkruan Shqip. Temperaturat do të pësojnë rënie por do të jenë në nivele normale të muajit janar?, thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari.

Lajmet e fundit nga