LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/ Alfred Peza hyn në bankën “Credins” me motorin e vrasësve të Santos

14 Janar 2017, 17:52, Aktualitet CNA

Deputeti Alfred Peza, duke dashur të shpjegojë burimin e parave me të cilat ka blerë aksione të Bankës ?Credins? ka bërë një lapsus të vogël vetëvrasës. Sipas të dhënave që ka paraqitur vetë Fredi për të ardhurat e tij, del se në vitin 2014, pra viti i parë i plotë kalendarik i tij si deputet, familja e tij ka kursyer rreth 90 milion lekë (të rinj). Dhe këtu ka një paradoks të madh sepse del që Fredi ka bërë kursimet më të mëdha në vitin kur kishte pagën më të ulët. Sepse si deputet ai do të paguhej më pak se ç? ishte paguar si gazetar në dhjetë vitet e fundit. Edhe nëse gjatë vitit 2014 Fredi ka kursyer pagën e tij të plotë si deputet, gjë që nuk shpjegon se me çfarë ka jetuar atë vit familja e tij, del që nuk do t? ia arrinte të kursente as 2% të shumës së mësipërme.

Nuk mund të mos të të bjerë në sy fakti që rreth 90% të shumës me të cilën bleu aksionet e bankës, Fredi i ka siguruar pikërisht në vitin kur u vra themeluesi dhe drejtori i përgjithëshm i bankës ?Credins?, Artan Santo, pikërisht te hyrja e selisë qendrore të bankës. Për çdo njeri, aq më tepër për një deputet, kjo ?koincidencë? do të përbënte një dyshim të arsyeshëm dhe shkak për hetime. Për Fredin nuk përbën asgjë të tillë, pikërisht sepse është deputet. E thënë troç, me vepra, pa fjalë: ?Ne mund t? i lejojmë vetes çdo gjë, t? i sigurojmë paratë për blerjen e aksioneve të bankës në vitin e vrasjes së kreut të bankës dhe ta bëjmë blerjen në vitin e zgjedhjeve!?

Nuk dua të them se Alfred Peza ka dorë në vrasjen e Santos, por ai qartësisht ka dorë në përfitimet prej saj, ashtu siç nga një vrasje përfitojnë çakejtë dhe hienat që shqyejnë kufomën.

Burra më të mençur se Alfred Peza, që i kanë hyrë biznesit të madh, në kompani dhe banka, i janë shmangur shpjegimit për atë se si i kanë fituar një milion dollarët e parë. Kështu ka dalë fjala ?Mos më pyesni vetëm për milionëshin e parë dhe pastaj mund t? u shpjegoj çdo gjë!? Alfred Peza, duke qenë se ka ardhur në politikë nga gazetaria, pra duke pasur fjalën si profesion, mendon se është në gjendje që të shpjegojë edhe një milion dollarët e parë që ka fituar, me të cilët ka hyrë në biznisin e bankingut.

Fabula e Fredit është se milionëshi i dollarëve erdhi në sajë të një përpjekjeje familjare të sakrificës së përbashkët, me kursime drastike. Por jeta e Fredit dhe e familjes së tij, nuk dëshmon për një gjë të tillë. Fredi vetë, dhe për këtë është provë imazhi i tij në ekrane gjatë shumë viteve, nuk kursente aspak për xhelin e flokëve të markave të shtrenjta. As për veshjet, pushimet, udhëtimet, shkollimin e fëmijëve. Edhe zonja e tij nuk kursente kur ishte fjala për standardin e jetesës. Në përgjithësi, standardi i jetesës së Fredit dhe familjes së tij ka qenë, edhe para se të hynte në politikë, mbi nivelin e të ardhurave të familjes. Kështu që një familje e tillë nuk mund të ketë bërë një milion dollarë nga kursimi i të ardhurave të saj, aq më tepër kur rreth 90% e shumës është siguruar në vitin me më pak të ardhura të familjes, atë 2014.

Viti 2014 ka qenë një vit katastrofor nga pikëpamja e të ardhurave zyrtare për familjen e Fred Pezës. Atë vit Fredi merrte një rrogë deputeti disa herë më e vogël se rroga e tij e mëparshme si drejtues dhe moderues në një televizion. Bashkëshortja e tij, punonjëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ende vuante persekutimin që i bëri Qeveria e Saliut në 2012, kur e uli në rang, nga drejtoreshë, një detyrë që e mbante që nga viti 2006, në shefe sektori. Në të vërtetë, kur gruaja e Fredit u ul në detyrë, Ministrinë e Punëve të Jashtme e kishte LSI dhe jo PD, si në 2006. Një gjë është e sigurt, zonja Peza-Ndini nuk ka lënë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përshtypjen e një njeriu kursimtar financiarisht.

Fred Peza nuk mund ta bënte dot këtë shakanë e bërjes së gruas bankiere, pa mbështetjen e Edi Ramës. Në fakt, e gjithë kjo histori është njëlloj sikur Fred Peza të ketë hyrë në Bankën ?Credins? i hypur në motorin e vrasësve të Artan Santos, duke pasur Edi Ramën si shofer të motorit.

*Shkruar ekskluzivisht për Citynews.al

 

Lajmet e fundit nga