Connect with Us

Veshjet ideale për ju pasi të mbushni 40 vjec

Femra

Veshjet ideale për ju pasi të mbushni 40 vjec

Publikuar

-

Mosha nuk është asgjë tjetër përpos një numër… përveç disa gjërave që ndoshta nuk mund t’i vishni në moshë më të shtyer për shkak të proporcioneve trupore apo paraqitjes së rrudhave.

Megjithëse ju mund të mendoni se mund të vishni çdo gjë që ju pëlqen, ne e dimë se diskrecioni është gjëja më e rehatshme. Pra, në vazhdim kemi paraqitur gjashtë lloje të veshjeve të sofistikuar dhe shumë në trend që mund t’i kombinoni edhe ju në këtë moshë.

Pantallona të shkurtra me bel të gjatë

Nuk mund të shijoni stinën e verës pa një palë pantallona të shkurtra, por kjo nuk nënkupton se duhet të jenë të tepruar. Në vend të kësaj, zgjedhni pëlhurë të butë (si prej fijeve artificiale ose mëndafshi) me prerje deri në bel.

Mëngë në formë zileje

Ky model i bluzave me mëngë të gjera apo si zile është shumë në trend dhe mund t’i kombinoni me ndonjë palë pantallona të preferuara dhe të ndjeheni të sigurtë në përcjelljen e tendencave më të fundit.

LEXO EDHE:  5 kombinime veshjesh për 5 ditët e ftohta që na presin këtë javë

Shall në qafë

Një shall katror prej mëndafshi është aq elegant dhe klasik, të cilin mund ta kombinoni me ndonjë fustan të lehtë apo veshje tjetër.

Fustan me material rrëshqitës

Në shikim të parë, ju mund të mendonis e ky lloj fustani nuk ju shkon juve por vajzave më të reja në moshë, por realisht ky lloj modeli i lirshëm dhe me material rrëshqitës mund të mbulojë shumë zona problematike të trupit tuaj, si dhe të ndjeheni atraktive në çfarëdolloj evenimenti.

Fustan me model kostumi

Është koha të provoni një model të tillë të fustaneve të lirshme me model kostumi. Edhe ky lloj modeli ju fsheh defektet e trupit dhe ju bën të dukeni shumë elegante me anë të printeve të llojllojshme.

Xhinse me model të drejtë

A i mbani mend modelet e viteve të 90-ta? Po, ato janë rikthyer sërish në trend. Zgjedhni të preferuarat tuaja nga depoja ku i keni ruajtur për gjatë kohë dhe bëni ndonjë ndryshim duke i prerë apo dekoruar dhe vishni në mënyrë të rehatshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit

Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit.

Hiq makeup-in para se të flesh

Pjesa më e madhe e grave bën tualet çdo ditë, kjo bën pjesë në normalitetin e tyre. Ka rëndësi që çdo natë para se të bini në gjumë të hiqni tualetin. Kjo duhet bërë për të çliruar poret dhe për t’i dhënë mundësi atyre që të marrin oksigjen.  Gjithashtu nëse qendroni për shumë kohë me makeup në fytyrë nga bllokimi i poreve mund t’ju krijohen akne, apo puçra.

Të qendrosh e hidratuar

LEXO EDHE:  Këngëtarja me origjinë shqiptare drejt rrugës së biznesit!?

LEXO EDHE:  5 kombinime veshjesh për 5 ditët e ftohta që na presin këtë javë

Hidratimi gjatë ditës ndihmon në uljen e fryrjes si dhe në eleminimin e toksinave në trup.  Kjo bën që edhe lëkura të duket më e butë si dhe të jetë më e shëndetshme.  Të pish ujë rregullisht gjatë ditës është një këshillë që mjekët dhe estetistët e japin me shumë entuziazëm. Kjo jo vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre.

Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë e partnerëve.

Të të shohin teksa bën seks është eksituese për gratë dhe bën pjesë në fantazitë më të gjalla të grave. Në vendin e parë të sipas studimeve është fantazia e grave për të bërë seks në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje

Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.

Buzëqeshja

Një grua me klas është e qeshur dhe  e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.

LEXO EDHE:  Trendi më i ri i veshjve për festë del jashtë kontrolli

LEXO EDHE:  Trendi më i ri i veshjve për festë del jashtë kontrolli

Aroma

Cilido qoftë stili i saj, një grua me klas di që t’i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike.  Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: