LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mos harroni të hani ananas

13 Janar 2017, 14:30, Lifestyle CNA

Në Evropën Qendrore dhe Amerikën e Jugut, ky frut ka qenë i njohur për shekuj me radhë për efektet pozitive në tretje dhe vetitë anti-inflamatore.

Efekti anti-inflamator i atribuohet veprimit të bromelain, e cila është një enzimë dhe një antioksidant i fuqishëm. Shumë studime kanë vënë në pah funksionet e bromelainës. Thuhet se ajo lehtëson dhimbjet e artritit, ul inflamacionin, pengon rritjen e kancerit dhe shkurton kohën e shërimit pas operacioneve. Bromelain vret bakteret dhe lufton infeksionet.

Ananasi përmban disa ushqyes të tjerë të rëndësishëm, duke përfshirë edhe vitaminë A, thiaminën, riboflavinën, vitaminë B-6, folate, acid pantotenik, magnez, mangan dhe kalium. Ky frut është një burim i mrekullueshëm i vitaminave esenciale dhe mineraleve. Kur është fjala për trajtimin e kollës së vazhdueshme dhe të ftohtit, lëngu i ananasit mund të qetësojë dhimbjen e fytit dhe t?ju ndihmojë në eliminimin e kollës.

20:30 Lifestyle

Si të lyhem sot?

Mundohui të  dukeni sa më natyrale. Pavarësisht veshjes me t...

Lajmet e fundit nga