LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Droga në vend/ Tahiri “fshihet” pas Ramës!

13 Janar 2017, 12:24, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Saimir tahiri, doli sot në një konferencë të përbashkët me homoogun austriak, Ëolfgang Sobotka.

Në fjalën e tij, ministri Tahiri iu përgjigj dhe akuzave të shumta për kultivimin dhe trafikimin e drogës në vend, që këtë vit ka qenë një problem madhor në mbarë Evropën, raportuar kjo dhe nga mediat e huaja.

Por, Tahiri është mundur të shfajësohet, duke i ngarkuar përgjegjësinë kryesore kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, është ky i fundit që vlerëson dhe gjykon punën e tij.

?Unë nuk jam komentator, jam ministër dhe kam detyrimin të bëj punën time më mirë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurtë dhe më të zhvilluar. Nuk kam dëshirë të komentoj komentet, aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili po si unë ka detyrën të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson kryeministri dhe mbi të gjitha e vlerëson dhe e gjykon publiku dhe qytetarët të cilët me plot të drejtë presin sa më pak fjalë dhe sa më shumë punë. Ajo që kemi bërë në luftën kundër drogës bashkë me partnerët është prioritet maksimal i yni dhe Shqipëria do vazhdojë të bëjë akoma më shumë për një Shqipëri të denjë për shqiptarët. Siç po bëjmë më shumë për partnerët në luftën?, tha Tahiri. /citynews

Lajmet e fundit nga