LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amerikanët 3 milionë dollarë për zbatimin e Vetingut dhe hetimet

13 Janar 2017, 07:39, Aktualitet CNA

Ka hyrë në fuqi marrëveshja me SHBA që parashikon një fond të posaçëm që do të shkojë për zbatimin e ligjeve të reformës në drejtësi, ku fokusi vihet tek hetimi i dosjeve të mëdha të korrupsionit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka parashikuar një fond prej 3 milionë dollarësh që do të shkojnë për zbatimin e reformës në drejtësi, ngritja e dy organeve të vetingut dhe dy strukturat që do të hetojnë zyrtarët e lartë.

Marrëveshja në fjalë është publikuar në Fletoren Zyrtare. ?Me qëllim modifikimin e Programit për Zhvillimin e Sektorit të Drejtësisë Penale dhe shtesën prej 3 milionë dollarë për të zbatuar reformat gjyqësore?, thuhet në vendimin e plotë. Sipas përshkrimeve të bëra për marrëveshjen, 3 milionë dollarët do të shkojnë për përgatitjen e prokurorëve dhe hetuesve për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të aktiviteteve kriminale.

Sipas marrëveshjes, rezultatet e projektit do të përfshijnë trajnimin, dhurimin e pajisjeve, asistencën teknike dhe këshillimin nga ekspertë të fushave, duke përfshirë ekspertët e Shteteve të Bashkuara, pjesëmarrës nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Bisedimet për Zgjerim të Komisionit Evropian.

?Rritja e kapacitetit të prokurorëve dhe hetuesve për të luftuar krimet e organizuara, korrupsionin dhe format e tjera të aktiviteteve kriminale; 2. Zhvillimi i një sistemi të drejtësisë penale nëpërmjet legjislacioneve të përmirësuara; 3. Ndihma ndaj gjyqësorit për të gjykuar rastet brenda afateve kohore, në mënyrë efikase, të paanshme dhe etike; 4. Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi; dhe 5. Monitorimi i zbatimit të reformave gjyqësore dhe mbikëqyrja për vetingun/verifikimin e gjyqësorit në koordinim me Komisionin Evropian?, përshkruhet në vendim. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, përfaqësuesit e palëve do të takohen dy herë në vit për të rishikuar progresin ndaj arritjes së objektivave të projektit. Pra, do të ketë një mbikëqyrje strikte për mënyrën si do të përdoren paratë dhe çfarë objektivash do të arrihen.

 

22:45 Aktualitet

Këpucët e zgjuara

Një kompani franceze e quajtur Zor-Tech ka krijuar disa këpu...

Lajmet e fundit nga