LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi: Biçikleta dhe seksi, ja lidhja që do t’iu habisë

12 Janar 2017, 08:01, Aktualitet CNA

Ka disa arsye pse shumë femra, ato të mirëinformuarat, nuk e përdorin biçikletën, as në palestër! Shkaku është kënaqësia seksuale, fushë te e cila femrat për të cilat po flasim, nuk duan të rrezikojnë sepse i njohin mirë prioritetet.

Sipas një studimi të publikuar te ?The Journal of Sexual Medicine? të kalosh shumë kohë mbi biçikletë mund ta bëj vaginën të pandjeshme!

Studiuesit që dolën në këto konkluzione, krahasuan ndjeshmërinë seksuale të femrave që vrapojnë me ato që ushtrohen në biçikletë. Sipas kërkuesve, biçikletat që i kanë mbështetëset e duarve në pozicion më poshtë se ndenjësja kanë ndikim akoma më të madh. Dhe jo vetëm për femrat; mund të shkaktojë humbje të ndjeshmërisë edhe tek meshkujt, por kjo ndodh më rrallë.

Në rastet kur ushtrimi është shumë i shpeshtë, disa herë në javë dhe për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë humbje të kënaqësisë seksuale. Megjithatë, ekziston një alternativë edhe për këtë! Mund të investoni në një jastëk të posaçëm që vendoset te shala e biçikletës por nëse vërtetë nuk doni të rrezikoni, mos e përdorni biçikletën!

Lajmet e fundit nga