LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Durrësit analizon punën për vitin 2016

12 Janar 2017, 18:16, Aktualitet CNA

Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës zhvilluan analizën vjetore të punës për vitin 2016.

I pranishëm në këtë analizë ishte Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako si dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese.

Drejtori i Policisë Vendore Drejtues Perlat ÇULLAJ, ka vlerësuar punën  e bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore si dhe ka theksuar se këto rezultate janë arritur falë  angazhimit të punonjësve të policisë, punës në grup, të bashkëpunimit me strukturat e tjera ligjzbatuese, por mbi të gjitha falë bashkëpunimit me komunitetin.

Drejtori  ÇULLAJ  gjatë fjalës së tij  ndër të tjera ka veçuar disa tregues shumë pozitivë për vitin 2016   dhe konkretisht:

Drejtori i  ka vlerësuar rezultatet e arritura për vitin 2016  dhe ka theksuar se këto rezultate duhet t?i ruajmë e t?i përmirësojmë akoma më shumë gjatë këtij viti.

Të ftuarit, përfaqësues të institucioneve gjatë fjalës së tyre  kanë vlerësuar punën, rezultatet dhe bashkëpunimin  me policinë.

A  N  A  L   I  Z  A

E PUNËS DHE VEPRIMTARISË SË DREJTORISË VENDORE TË POLICISË  DURRËS PËR VITIN  2016

Strukturat e  Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2016, kanë punuar me përkushtim për përmbushjen e  misionit, përgjegjësive dhe detyrimeve për parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale, mbrojtjen e rendit e sigurise publike  dhe garantimin e zbatimit të ligjit, duke respektuar të drejtat e liritë themelore të njeriut.

Shumica e objektivave strategjik të parashikuara në fillim të vitit, janë realizuar në parametrat dhe standartet e kërkuara dhe treguesit e punës së strukturave policore për këtë vit, kanë qenë në rritje, në raport me periudhat paraardhëse.

Për arritjen e objektivave, janë përpiluar plane masash, plane operacionale, plane veprimi etj, ku më kryesorët janë ato mbi kultivimin e bimëve narkotike, sezonin veror dhe dimëror, ndërtimet pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, lojërat e fatit, aktivitete sportive, trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprave penale, kontrabandës, këmbimit valutor, masave kundër informalitetit.

Gjithashtu ka patur një bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet shtetërore në nivel vendor si me Prefektin e Qarkut, Bashkitë dhe Njesitë Administrative, Drejtoritë Arsimore, Drejtorinë Rajonale të Tatim -Taksave, Drejtorinë Pyjore, si dhe me ato të zbatimit të ligjit, duke filluar nga Gjykata Prokuroria e SHISH, SHÇBA, ku dhe rezultatet e këtij bashkëpunimi kane qenë të prekshme.

Gjatë vitit 2016, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 3689 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 2982 vepra. Gjithsej autorë të proceduar 3157, nga të cilët 822 arrestuar, 36 ndaluar, 2037  në gjendje të lirë dhe 263  janë shpallur në kërkim.

Gjatë vitit 2015, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 3730 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 3102 vepra. Gjithsej autorë të proceduar 3331, nga të cilët 850 arrestuar, 36 të ndaluar, 2249 në gjendje të lirë dhe 206 janë shpallur në kërkim.

Puna me personat në kërkim:

Persona në kërkim të kapur gjatë vitit vitit 2016 janë 212.

1.Sektori për Hetimin Narkotikëve dhe Trafiqeve:

Gjatë vitit 2016, nga ky sektor, janë evidentuar 162 vepra penale, zbuluar  157,   me 269 autorë të proceduar, nga të cilët 122 arrestuar, 109  në gjendje të lirë dhe në kërkim 15, zbulueshmëri 97%.

Gjate vitit 2016, janë sekuestruar 4030  kg hashah, 35.5 kg heroinë dhe dhe 1.3 kg kokainë.

Gjatë vitit 2015, nga ky sektor janë evidentuar 147  vepra penale, zbuluar  146. Autorë të proceduar 236, nga të cilët 139 arrestuar, 84  në gjendje të lirë dhe 9 i shpallur ne kërkim.  Sasia e drogës së sekuestruar është  2053.5 kg marjuanë, 11.2 kg heroinë  dhe 476 gr kokainë.

Gjatë vitit 2016, janë regjistruar 78 proçedime proaktive, mdërsa në vitin 2015, 45 proçedime proaktive. Pra, këtë vit janë regjistruar 33 porçedime proaktive dhe parandaluese më shumë se në vitin 2015.

Gjatë vitit 2016, nga ky sektor janë evidentuar 166 vepra penale, zbuluar 160, me një përqindje zbulueshmërie 96%. Autorë të proceduar 193, nga të cilët 26 të ndaluar dhe arrestuar, 163 në gjëndje të lirë dhe 4 në kërkim.

Gjatë vitit 2015, ka qenë të evidentuar gjithsej 163 vepra penale, zbuluar 154, me një përqindje zbulueshmërie 94%. Autorë të ndaluar e arrestuar 28, në gjëndje të lirë 151 dhe 4 shpallur në kërkim.

Pra siç shihet, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për krimet ekonomiko-financiare, ka një rritje te numrit të veprave penale me 3 vepra dhe me zbulueshmëri 2% më i lartë se në vitin 2015.

Përsa i përket vrasjeve dhe vjedhjeve me pasojë vdekje , nga 16 të ndodhura mesatarisht  çdo vit, treguesit e viteve të fundit janë, për vitin 2014 kanë ndodhur 12, për vitin 2015 kanë ndodhur 5 dhe për vitin 2016 kanë ndodhur 6, pra kemi një ulje me 1/3 e vrasjeve të evidentuara krahasuar me vitin 2014.

Përsa i përket krimeve të rënda, pa vrasjet, evidentojmë se në vitin 2013 kemi 93 raste, në vitin 2014 kemi 75 raste, në vitin 2015 kemi 66 raste dhe në vitin 2016 kemi 44 raste, pra më pak se gjysma ngjarje të tilla, krahasuar me vitin 2013.

Në vitin 2016 janë shënuar vetëm 2 raste të vjedhjeve me armë.

Operacione policore :

– Operacioni ?Kumini?, për veprën penale të ?Prodhim, shitje të lëndëve narkotike?, ku janë arrestuar 4 persona,  të cilëve  i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 600 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Operacioni ?Nikla-2?për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ku janë arrestuar 4 persona, si dhe  janë sekuestruar 7 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Operacioni “Greps”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ku është bërë arrestimi i 6 personave  si dhe sekuestrimi i 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Operacioni “Saldatori”, për veprën penale “Trafikimit të armëve dhe municionit”, ku është bërë arrestimi i 2 personave, si dhe sekuestrimi i një sasie lënde plasëse.

Operacioni “Klienti-2”, për veprat penale?Trafikimi i personave të rritur?, ?Ushtrim prostitucioni?, ?Shfrytëzim prostitucioni?, ?Përshtatje e ambjenteve për prostitucion? ku është bërë ndalimi i 19 personave.

Operacioni me OSHEE, ku janë evidentuar dhe goditur 32 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

6.Sektori i Policisë Shkencore

Sektori i Policisë Shkencore, për vitin 2016 ka  shkuar në 3098 ngjarje të evidentuara në territorin e Drejtorise Vendore  Durrës.

Gjatë vitit 2016, nga Seksionet për krimet në Komisariatet e Policisë Durrës, Shijak e Krujë, janë evidentuar dhe referuar në prokurori  2763 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2102. Janë proçeduar penalisht 2126  autorë, nga të cilët 367 arrestuar, 1517 në gjendje të lirë dhe 234 në kërkim.

Gjatë vitit 2015, nga Seksionet per krimet ne Komisariate, jane evidentuar dhe referuar ne prokurori 3275 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 2657.

 Vlen të theksohet  së gjate vitit 2016, tendenca e vjedhjes me armë ka pësuar rënie të ndjeshme, vetëm me dy raste, ku në vitin 2013 kemi pasur 10 raste, në vitin 2014-7 raste, në vitin 2015-6 raste dhe në vitin 2016 vetëm 2 raste.

Kultivimi i bimëve narkotike.

Gjate vitit 2016, në Qarkun e Durrësit janë identifikuar 205 raste kultivimi, zbuluar 29, me 39 autorë të proceduar, nga të cilët 20 arrestuar dhe ndaluar, 6 ne gjëndje te lirë dhe 13 në kërkim.

Gjatë vitit 2015,  janë identifikuar 96 raste të kultivimit të bimëve narkotike, zbuluar 32.

Gjatë vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2015, vërejmë se kemi rritje të numrit në evidentimin dhe asgjesimin e lëndëve narktoike, kryesisht në zonën e Krujës.

Armëmbajtje pa leje :

Gjatë vitit 2016, janë identifikuar 54  raste të armëmbajtjes pa leje, zbuluar 46, me 55 autorë, 32 persona të arrestuar, 3  në gjëndje të lirë dhe 1 në kërkim. Kemi 31 raste më pak gjatë këtij viti, ose 59 % me pak, se në vitin 2015.

Armë të sekuestruara gjatë vitit 2016:

-2 pushkë te kalibrave të ndryshëm

-5  automatikë

-7 pistoletë të kalibrave të ndryshëm

-5  krëhëra armesh

– 210 cope fisheke të kalibrave të ndryshëm

– thikë, kaçavidë

– Fitil zjarrpërcjellës

– 100 copë kapsolla detonatore

Dhuna ne familje:

Gjatë vitit 2016, janë evidentuar 94 vepra penale, me 102 autorë të proçeduar, nga këto 48 të arrestuar, 40 në gjëndje të lirë dhe 14 në kërkim. Shërbimet policore në Komisariate, i janë drejtuar gjykatës me kërkese-padi, për urdhër mbrotje, në 466 raste.

Gjatë vitit 2015, janë evidentuar 34 vepra penale, me 36 autorë të proceduar, nga këto 27 të arrestuar, 7 në gjëndje të lirë dhe 2 në kërkim. Nga sherbimet policore, i është drejtuar gjykatës me kërkese- padi për urdhër mbrotje në 23 raste.

Vjedhja e Energjisë Elektike  gjatë vitit 2016 janë evidentuar dhe goditur 105 raste.

Parandalimi dhe goditja e prerjes së paligjshme të pyjeve “Roja e Gjelbër”, gjatë vitit 2016 janë evidentuar dhe goditur 15 raste.

Vlen të theksohet që në fillim se puna e Patrullave të Përgjithshme dhe e SPZ-ve të zonave është e kënaqshme, në drejtim të parandalimit të ngjarjeve , informacioneve të grumbulluara  dhe performancës së tyre në komunitet.

Disa nga treguesit e realizuar gjatë këtij viti sipas shërbimeve janë si më poshtë vijon :

Kapur persona në flagrancë në 774 raste, persona në kërkim 108 raste , janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë për verifikim 3089 persona.

Janë shoqëruar në seanca gjyqësore 2183 persona  si dhe janë  mbështetur organet  e drejtësisë (Zon Urbane) gjithsej 964 raste.

Janë evidentuar nga SPZ 5934 konflikte ku ka ndërhyrë policia për parandalimin dhe zgjidhjen e tyre  sipas ligjit.

Është garantuar rendi e siguria në 326 raste të aktiviteteve kulturore e sportive, si dhe të aktiviteteve elektorale e tubime.

Salla e  Komandimit.

Gjatë këtij vitit 2016 janë evidentuar gjithsej 19 914 telefonata nga qytetarë të ndryshëm, nga këta 16 405 telefonata.

9.Sektori i Policisë Rrugore.

Gjatë vitit 2016, jane identifikuar 237 aksidente automobilikstike me 37 të vrarë, 46 të plagosur rëndë dhe 267 të plagosur lehte.  Krahasuar me vitin 2015 ku janë rregjistruar 86 aksidente më shumë, me 1 të vrarë më shumë, 8 të plagosur rëndë me pak.

Gjatë vitit 2015, janë identifikuar 323 aksidente automobilikstike me 36 të vrarë, 54 të plagosur rëndë dhe 359 të plagosur lehtë.

MASAT ADMINISTRATIVE :

Janë ndëshkuar gjatë vitit 2016 gjithsej 79 977 kundërvajtës, me vlerë 80.903.338 lekë, janë arkëtuar gjithsej 74.171 gjoba të vendosura,  në sasinë  prej  116.522.082 lekë në vlerë, e shprehur në përqindje gjatë kësaj periudhë në vlerë 144 % në numër 93  %.

Krahasuar me vitin 2015 , kemi rreth 4 598 masa administrative më pak gjatë vitit 2016.

Seksioni i Trajnimeve:

Ka ndjekur në  vijimësi të gjitha trajnimet e zhvilluar në Akademinë e Sigurisë si dhe  ato të zhvilluara në D.V.P Durrës apo në ambjente të tjera publike.

Disa nga objektivat dhe prioritetet e punës së strukturave policore të DPQ Durrës për vitin 2017 do të jenë :

PRIORITETET STRATEGJIKE PËR VITIN 2017 :

 

Lajmet e fundit nga