LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të rinjtë e forumeve rinore politike protestojnë para Ambasadës së Francës në Tiranë/ Kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt

11 Janar 2017, 14:27, Aktualitet CNA

Të rinjtë e forumeve rinore politike protestuan sot para Ambasadës së Francës në Tiranë për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit, luftëtarit dhe politikanit të shquar të Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Rreth 500 të rinj morën pjesë në protestën paqësore, teksa në duar mbanin slogane ?Me Ramushin?, ?Ramush Haradinaj është Kosova?, ?Francë, mos na zhgënje, thuaj jo lojërave të Serbisë? ?Haradinaj simbol i lirisë,? ?Për Haradinaj, një komb një qëndrim?, etj.

Gjatë protestës drejtuesit e forumeve kryesore politike në vend bënë apel për lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt, i cili është ndaluar nga policia franceze në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004.

Të pranishëm në protestë ishin kreu i FRPD Belind Këlliçi, kreu i FRESSH, Eljo Hysko dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi.

Lajmet e fundit nga