LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për një penel perfekt

11 Janar 2017, 13:30, Lifestyle CNA

Të bësh grim është art, por për fat të keq këtë aftësi, jo shumë vajza e kanë. Nuk ka asnje gjë deri në këtë pikë, por problemi qëndron që disa gjëra bazë të gjitha duhet t?i dinë, pasi askush nuk e ka mundësinë të ketë një grimiere 24 orë për çdo rast qoftë i planifikuar apo jo. Peneli është pikërisht pjesa e make up-it që më së shumti vajzat hasin vështirësi. Duhet ta bësh të hollë aq sa duhet dhe në mënyrë perfekte njësoj tek të dy sytë. Sado e vështirë të duket, me praktikë dhe me disa truke të vogla çdo vajzë do të arrijë të bëjë tualetin perfekt të syve. Këshillat e mëposhtme do t?ju vijnë në ndihmë.

Ngrohni lapsin

E kishit provuar ndonjëherë këtë gjë? Do e shndërrojë lapsin tuaj në një penel të vërtetë. Ngjyra do të jetë më intensive dhe peneli do të ngjajë më bukur.

Ktheni qerpikët

Përpara se të bëni çdo veprim, ktheni qerpikët. Është gjëja e parë që duhet të bëni para se të filloni të lyeni sytë.

Pak ndihmë

Nëse ende s?ia keni marrë dorën, kjo ngjitëse do t?ju ndihmojë të bëni penelin perfekt.

Laps i bardhë

Nëse lyeni me një laps ngjyrë të bardhë, ose me ngjyrë më të lehtë poshtë syve tuaj, grimi do të ngjajë më bukur. Sytë do të ?hapen? dhe pamja juaj do të jetë e mrekullueshme krahasuar me pamjen që keni pasur dikur.

11:30 Lifestyle

Vishni xhinsa

Komode, rezistente, trendi… Xhinset janë shumë të mira, por ...

Lajmet e fundit nga