LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Video/ Heroina e kapur në Durrës

11 Janar 2017, 09:47, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Policinë Kufitare sekuestruan sot 2 kg e 300 gr Heroinë dhe arrestuan shtetasit, Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë. Eshtë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasi, E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.G jatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë. Citynews sjell video dhe fotot e drogës të kapur nga policia./Citynews

Lajmet e fundit nga