LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi

10 Janar 2017, 12:52, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Sr?an Darmanovi?, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve fqinje si strategjike për tërë rajonin.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta i uroi suksese në detyrën e re Ministrit të Jashtëm z. Darmanovi? duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit fqinj.

Meta u shpreh se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi kanë një destinacion të përbashkët dhe theksoi se ?stabiliteti i Malit të Zi është stabiliteti ynë dhe i shërben mbarëvajtjes së paqes në tërë rajonin e Ballkanit ku të gjithë vendet duhet të punojnë më ngushtë me njëri tjetrin?.

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Sr?an Darmanovi? shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhe vlerësoi rolin e z. Meta në shërbim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe në interes të avancimit të perspektivës euro-atlantike të të dy vendeve fqinje. Në këtë kuadër u vlerësua ratifikimi i menjëhershëm i protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajit qershor 2016.

Në përfundim, z. Meta dhe z. Darmanovi? ndanë bindjen e përbashkët se forcimi i perspektivës euro-atlantike të të gjithë vendeve tona fqinje i shërben paqes, sigurisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore, veçanërisht në këto momente të rëndësishme zhvillimesh globale.

Lajmet e fundit nga