LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flet Kryetarja e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit/Ja si do hapen dosjet

10 Janar 2017, 08:37, Aktualitet CNA

Kryetarja e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit, Gentjana Sula, ka sqaruar se si do të kryhet procesi për hapjen e dosjeve të komunizmit. Sipas Sulës, arkiva do të matet me metra kuti, në mënyrë që transferimi të bëhet sa më shpejt te Autoriteti. ?Ne po mundohemi në bashkëpunim me gjithë partnerët të identifikojmë masat e arkivave që maten me metra me kuti, me qëllim që të bëhemi gati për një transferim të shpejtë në bazë të afateve ligjore që na jep edhe ligji. Para se të fillojmë nga puna, duhet të bëhemi gati. Janë disa hapa administrativ që kanë filluar të përmbushen”, shprehet Sula.

Më tej ajo shton se “Buxheti i shtetit që u miratua në fund të nëntorit na alokoi një buxhet jo të vogël. Kemi marrë një goditë të rëndësishme që do i plotësojë kushtet e një arkive moderne dhe aktive. Do të jetë e aksesueshme për publikun, për studiues, gazetarë?, u shpreh Sula. Ajo tha se duhet kohë e gjatë për trajtimin e dosjeve. ?Unë mendoj që do të jetë një proces i gjatë. Nuk jam gati të them një datë. Sigurisht që ne do të ecim me shpejtësi. Priotiteti jonë do të jetë informimi për autoritetet publike sepse edhe aty është nevoja më akute. Do të duhet një kohë e madhe për të trajtuar siç duhet të gjitha arkivat?, tha Sula.

Gentjana Sula, deklaroi se ligji do të shoqërohet edhe me efektin e lustracionit. Pas hapjes së dosjeve, do të jenë vetë institucionet që do të zbatojnë lustracionin për punonjësit e vet. ?Deri tani është bërë një debat i madh publik. Ky është një Autoritet për Informim mbi dosjet e ish­Sigurimit të Shtetit. Është i lidhur me lustracionin, do të thosha është një instrument për lustracionin. Lustracioni është një masë që e ndërmerr çdo institucion më vete. Kështu ka qenë mënyra sesi ka funksionuar, aparati i represionit ka qenë funksional me segmente të caktuara në vende të ndryshme. Në fakt ashtu siç ka qenë aparati i represionit ashtu edhe ka mbetur aty këtu dokumente vendimmarrës për sigurinë, por kryesoja mbetet në shërbimin informativ kombëtar?, u shpreh Sula.

21:29 Aktualitet

Arrestohet Noizy

Disa ditë pasi policia shpalli në kërkim këngëtarin Arkimed ...

Lajmet e fundit nga