Connect with us

Aktualitet

Fiks Fare/ Emergjencat: Firmat nuk pastruan rrugët. ARRSH-ja: Na duhen dhe 10 mln euro!

Publikuar

-

Emergjencat Civile: Ja 10 rrugët e bllokuara që nuk u ndërhy nga firmat private, por u pastruan nga mjetet tona dhe të ushtrisë

Autoriteti Rrugor: Kërkuam 20 mln USD për mirëmbajtjen e rrugëve, qeveria na dha 10. Edhe bashkitë përgjegjëse

Institucionet shtetërore ia kalojnë përgjegjësinë njëra-tjetrës për situatën e bllokimit të rrugëve. Megjithëse shteti shqiptar shpenzon rreth 20 milionë USD në vit për mirëmbajtjen e akseve, institucionet përgjegjëse, apo firmat e kontraktuara, kujtohen vetëm kur është moti i keq. Në fund, askush nuk mban përgjegjësi. Fiks Fare ndoqi për të dytën ditë me radhë situatën e shkaktuar nga bora dhe moti i keq. Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën dhjetëra video nga i gjithë vendi. Banorët e fshatit Radovesh, në Gollobordë, kanë denoncuar mungesën e ndihmës nga strukturat shtetërore me anë të një videoje. Ata e kanë hapur vetë rrugën e bllokuar nga bora.

Ndërkohë, në një video tjetër nga banorët e njësisë administrative të Shupenzës, 100 metra nga rruga kryesore, duket rruga e bllokuar nga dëbora. Në fshatin Borje, komuna e Shishtavecit, të gjithë banorët kanë dalë me lopata në duar dhe kanë filluar të hapur rrugët. Në emisionin e së hënës, Fiksi transmetoi dy akse problematike, atë nga Elbasani deri në Korçë dhe aksin nga Bulqiza deri në Peshkopi.

Për të gjitha këto problematike dhe për dëshmitë që që sollëm për mosmirëmbajtjen e rrugëve, Fiks Fare pyeti drejtorin e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, dhe drejtorin e Mirëmbajtjes së Rrugëve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Spartak Tarka. Megjithatë, ashtu siç edhe pritej, dy drejtorët shtetërorë kishin pretendime të ndryshme për bllokimin e rrugëve. I pari, Prençi, akuzoi direkt firmat private, të cilat kanë fituar tenderët e mirëmbajtjes së rrugëve për situatën në vend. Ai tha se është e papranueshme që disa firma të mos dalin fare në terren.

Sipas tij, Emergjencat Civile kanë dalë vetë në terren duke pastruar rrugët. Ai tha se në aksin Koplik – Bogë dhe Dedaj – Razëm, i gjatë prej 44 kilometrash, nuk është zhbllokuar nga firma që ka fituar tenderin. Fiksi e pyeti z.Prençi se përse nuk merren masa në kohë, ndërsa ai iu përgjigj se Emergjencat Civile vetëm sa monitorojnë punën e këtyre firmave dhe se masat i takojnë Autoritetit Rrugor. Më tej shtoi se në terren kanë dalë edhe mjete të ushtrisë, pikërisht në akse që duhet të pastrohen në privatet. “Është e pafalshme që disa administratorë firmash nuk shkojnë fare në këto akse” vijon drejtori i Emergjencave Civile. Ai përmend se mjete të ushtrisë, por edhe të Emergjencave Civile, kanë ndërhyrë në Shkodër, Koplik, Pukë, Peshkopi, Bulqizë, Fushë Arrës etj, etj me mjetë të tyre, ndërkohë që firmat private “flinin gjumë”. Fiksi e pyeti se, në këtë rast, shteti paguan dy herë, një herë iu jep lekë firmave që duhet të mirëmbajnë rrugët dhe një herë për shpenzimet e mjeteve të Emergjencave apo të ushtrisë. Zoti Prençi tha se shteti ndërhyn kur situata ka dalë jashtë kontrollit, në situata shumë emergjente, çka është në rajonin e veriut.

Fiks Fare mësoi nga Emergjencat Civile se, deri në datën 9, janë rreth 10 rrugë në Shqipëri që firmat private kanë ndërhyrë shumë pak. Ato janë hapur pjesërisht nga mjete të ushtrisë. Sipas Emergjencave, problem është aksi Koplik – Bogë + Dedaj – Razëm i gjatë 44.2 kilometra. Nga Kopliku deri në Razëm është hapur nga Emergjencat Civile. Për këtë rrugë janë shpenzuar rreth 800 milionë lekë të vjetra mirëmbajtje për dy vjet. Problem është edhe aksi Muhurr – Arras – Zall Dardh. Firmat kontraktore nuk e kanë hapur. Ndërkohë, në këtë aks ka ndërhyrë edhe ushtria me mjetet e tyre. Rrugët e tjera me probleme janë aksi Hani i Hotit – Tamarë, aksi Tamarë – Vermosh, Bajram Curri – Valbonë, Kukës – Shishtavec, Kukës – Bushtricë – Kala e Dodës – Peshkopi, Fushë Arrës – Qafë Mali – Qafë Shllak – Kalimash, Vau Dejës – Komsiqe – Pukë – Fushë Arrës dhe Lin – Pogradec.

Pas pretendimeve të Emergjencave Civile, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Drejtori i Mirëmbajtjes së Rrugëve, Spartak Tarka, tha se gjendja e rrugëve, deri në datën 10 janar, është e mirë dhe se akset që janë tenderuar nga ARRSH-ja janë të hapura, me apo pa zinxhir. Pyetjes se Emergjencat Civile kishin një listë me rreth 10 rrugë ku nuk është ndërhyrë, z.Tarka tha se rajoni i veriut ka probleme për shkak të erës. Era, sipas tij, bllokon edhe rrugët e sapo pastruara. Sipas ARRSH-së janë bërë rreth 80 tenderë për mirëmbajtjen e rrugëve. Në fillim të vitit 2016, ARRSH-ja i ka kërkuar shtetit shqiptar rreth 20 milionë USD për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërkohë, qeveria ka akorduar rreth 10 milionë USD. Sipas ARRSH-së, duhen edhe 10 milionë euro për t’ia dhënë firmave private. Zoti Tarka tha se shuma prej 10 milionë eurosh është edhe borxhi që i ka ARRSH-ja firmave private, për punët e kryera. Sipas tij, gjatë vitit që sapo lamë, disa firma nuk janë likuiduar, për mungesë fondesh. I pyetur nëse një gjë e tillë është problem që rrugët janë bllokuar, ai tha se jo, pasi firmat duhet të zhbllokojnë rrugët.

Drejtori i Mirëmbajtjes së Rrugëve në ARRSH tha se jo çdo aks tenderohet nga institucioni ku ai punon. “Me ndarjen e re territoriale, ARRSH-ja ka akset kombëtare. Akset e tjera të bllokuara duhet ti pastrojnë bashhkitë dhe duhet të bëjnë të tjera tenderë” thotë zoti Tarka. Pra, krahas ARRSH-së, edhe bashkitë kanë shpenzuar para, ndërkohë që situata në terren është shumë e vështirë.

Fiksi e pyet zotin Tarka nëse ARRSH-ja ka penalizuar ndonjë firmë. Ai thotë se bilanci i çdo kompani kontraktore do të bëhet në fund të muajit janar. Sipas tij, deri më 10 janar, në ARRSH nuk ka ardhur asnjë situacion për firmat që kanë fituar tenderët. Por, edhe mbikëqyrja e firmave në terren, sipas ARRSH-së, bëhet nga firma private dhe që paguhen sërish nga paratë e taksapaguesve.

Fiks Fare bëri një vëzhgim të thjeshtë në Agjencinë e Prokurimit Publik për vlerat e disa tenderëve për mirëmbajtjen e rrugëve. Kështu mirëmbajtja e aksit Berat – Çorovodë për 12 muaj, e gjatë 47 km, ka një fond prej 9 766 926 lekë të reja. Mirëmbajtja e aksit Bilisht – Baban – Hoçisht, e gjatë 10.2 kilometra, ka një fond 10 557 930 lekë. Rruga Lezhë – Nënshat – Vau i Dejës + Ura e Gjadrit – Mnele, e gjatë 40.55 km, mirëmbahet me 75 038 235 lekë. Rruga K/Liqenas – Dogana Goricë, e gjatë 16.4 km, me 23 496 008 lekë. Rruga Shote Galica – qendër qyteti Krumë e gjatë 29.3 km, plus Shote Galica – Hyrje për në qytetin e Kukësit (Ura e Drinit të Zi) 2 km, plus Fushë Dukagjin – Lidhja me rrugën e Kombit 6.1 km, ka një fond prej 107 024 815 lekë. Mirëmbajtja e rrugës Përmet – Çarshovë – Tre Urat, e gjatë 36 km, i kushton shtetit 24 831 536 lekë, Qafë Bualli – Krastë, 16.7 km, ka një fond 19 488 599 lekë. Ndërkohë, aksi rrugor Qafë Laç – Koman, 32.4 km, ka fond 33 644 285 lekë dhe Qafë Mali – Fierzë, 58 km”, ka fond 164 654 570 lekë për dy vjet.

Gjatë verës 2016, ARRSH-ja bëri dy tender. Kështu, për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit janë akorduar 164 050 000 lekë, ndërsa për tunelin e Kërrabës 98 660 000 lekë.

Megjithatë, edhe në këtë emergjencë prej borës dhe temperaturave të ulëta, ashtu si lëkundjet e tokës nga fenomene natyrore apo njerëzore, nga përmbytjet, zjarri, era, etj, etj, asnjë institucion nuk mban përgjegjësi.

 

***

RRUGËT PROBLEMATIKE NË SHQIPËRI SIPAS EMERGJENCAVE CIVILE. (Është bërë tenderi, por firmat kanë ndërhyrë shumë pak)

  1. Aksi rrugor Koplik – Bogë + Dedaj – Razëm i gjatë 44.2 kilometra. Nga Kopliku deri në Razëm është hapur nga Emergjencat Civile.
  2. Aksi rrugor Muhurr – Arras – Zall Dardh. Firmat kontraktore nuk e kanë hapur. Ndërhyri ushtria.
  3. Aksi rrugor Hani i Hotit – Tamarë.
  4. Aksi rrugor Tamarë – Vermosh
  5. Aksi rrugor Bajram Curri – Valbonë
  6. Aksi rrugor Kukës – Shishtavec
  7. Aksi rrugor Kukës – Bushtricë – Kala e Dodës – Peshkopi
  8. Aksi rrugor Fushë Arrës – Qafë Mali – Qafë Shllak – Kalimash
  9. Aksi rrugor Vau Dejës – Komsiqe – Pukë – Fushë Arrës
  10. Aksi rrugor Lin – Pogradec

 

VLERA E DISA TENDERAVE PËR MIRËMBAJTJEN E AKSEVE RRUGORE

  1. Berat-Çorovodë, 47 km, me fond limit 9 766 926 lekë (pa tvsh) dhe me afat 12 muaj.
  2. “Mirëmbajtje Rutine dhe dimërore me performancë aksi rrugor Bilisht-Baban-Hoçisht, 10.2 km”, fondi limit: 10 557 930.24 lekë.
  3. Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë e akseve rrugore Koplik – Bogë + Dedaj –Razëm 44.2 km, me afat 24 muaj. Fondi limit 73 281 984 lekë.
  4. Mirembajtje Rutine dhe dimerore me Performance e akseve rrugore Lezhe – Nenshat – Vau i Dejes + Ura e Gjadrit – Mnele, 40.55 km, 75 038 235,8 lekë.
  5. Mirembajtje Rutine dhe dimerore me Performance aksi rrugor K/Liqenas-Dogana Gorice, 16.4 km”, 23 496 008 lekë.
  6. “Mirembajtje rutine dhe dimërore me performancë segmentet rrugore Shote Galica (dalje Kukës) – Qendër qyteti Krumë 29.3 km + Shote Galica (Dalje Kukes) – Hyrje Kukes (Ura e Drinit te Zi) 2 km + Fushe Dukagjin – Lidhja me rrugen e Kombit 6.1 km, gjithsej 37.4 km”. Fondi 107 024 815 lekë.
  7. “Mirëmbajtje Rutine dhe dimerore me performance aksi rrugor Permet-Çarshove-Tre Urat, 36 km”, fondi limit 24 831 536 lekë.
  8. “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performance aksi rrugor Qafë Bualli – Krastë, 16.7 km”, fondi limit 19 488 599 lekë.
  9. “Mirembajtje Rutine dhe Dimerore me performance aksi rrugor Qafe Lac – Koman 32.4 km”, 33 644 285 lekë.
  10. “Mirembajtje Rutine dhe Dimerore me performance aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë, 58 km”, Kohëzgjatja e kontratës 24 muaj. Fondi limit 164 654 570 lekë.
  11. “Shpenzime mirëmbajtje tuneli Kalimash (kontrata e re 2016)”, fondi limit 164 050 000 lekë.
  12. “Shpenzime mirëmbajtje tuneli Krrabë (kontrata e re 2016)”, fondi limit 98 660 000 lekë.
  13. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “mirëmbajtje rutine me performancë aksi rrugor Gjirokastër – Tepelenë, 30 km”. Fondi limit 7 093 810 lekë.
  14. “Mirëmbajtje rutine dhe dimërore me performancë akset rrugorë K/Hadroj – Qafë Benë 27 km, + Rrëshen – Qafë Benë 27.6 km, gjithsej 54.62 km”, fondi limit 72 053 118 Lekë.

Aktualitet

Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Publikuar

-

By

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, tha analisti Preç Zogaj.

Sipas Zogajt janë kallëzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.

Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.

Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.

Hoxha shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.

Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Publikuar

-

By

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të pashlyera te Tatimet.

Njëri prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24”, është shprehur se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë.

“Borxhet te Tatimet, principali janë 37 milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji te Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”, u shpreh Doçi.

Mbyllja e këtyre pikave ka shqetësuar qytetarët, të cilët, me tollona në duar, janë interesuar në këto karburante se çfarë do të ndodhë me tollonat e tyre. Aksioneri i kompanisë, Doçi, premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt për qytetarët.

“Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Publikuar

-

By

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.

Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.

Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.

“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.-raporton TCH.

Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet17:23 - 21 April, 2018

Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit,...

Life Style17:20 - 21 April, 2018

Fantazitë e turpshme seksuale të grave, nëse bëni këto gjëra ato do tërbohen për ju

Një sondazh i bërë kohët e fundit ka zbuluar fantazitë seksuale të grave. Një studim nga Simpatic.us zbuloi se shumica...

Politikë17:14 - 21 April, 2018

Reagimi i ashpër i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, për raportin e DASH-it

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi se ky është një...

Life Style17:10 - 21 April, 2018

As Mia Khalifa as Lisa Ann! Nuk do ta besoni kush është femra më e kërkuar në PORNHUB

Është gjithmonë në faqet e para të gazetave, por se dinim që është edhe në faqet porno. Nëse keni menduar...

Aktualitet17:09 - 21 April, 2018

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të...

Kuriozitete17:00 - 21 April, 2018

Rrezikoheni nga kanceri në fyt duke bërë seks oral? Shokon përgjigjia e mjekëve

Ekziston lidhja midis kancerit të fytit, përkatësisht regjionit oro-faringeal dhe seksit oral. E konsiderohet që infeksioni me virusin HPV nga...

Life Style16:55 - 21 April, 2018

Kush flet dy gjuhë mbrohet nga Alzheimer, profesoresha italiane flet për studimin

Studimi i gjuhëve të huaja është më të vërtetë një gjë shumë e mirë, që na lejon neve të hapim...

Life Style16:50 - 21 April, 2018

Femra, këto janë veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në zonën intime

Çdo grua duhet të kujdeset për pjesën e saj intime, duke shmangur disa gabime thelbësore. Një zonë intime e shëndetshme...

Aktualitet16:49 - 21 April, 2018

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor,...

Kuriozitete16:45 - 21 April, 2018

Shëron veshkat, zemrën dhe përtërin organizmin: Përfshijeni thjerrëzën e kuqe në menynë tuaj!

Thjerrëza e kuqe është mirë të përdoret në menunë tuaj sepse jep energji jetësore trupit, mendjes dhe shpirtit, ka efekt...

Aktualitet16:37 - 21 April, 2018

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat…

Nga Sulejman GJANA *Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një...

Life Style16:35 - 21 April, 2018

Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta...

Kryesore16:31 - 21 April, 2018

Majlinda Bregu flet pas Këshillit Kombëtar/ Basha lider i humbjeve

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu e pyetur nga CNA.al (CityNewsAlbania) pas mbledhjes së djeshme të Këshillit...

Aktualitet16:25 - 21 April, 2018

Ishte në kërkim/ Arrestohet 27 vjeçari

Një person ka rënë në pranga, pasi ishte dënuar më herët për armëmbajtje pa leje. Policia ka njoftuar se Specialistët...

Life Style16:20 - 21 April, 2018

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat, Risia e Gmail, mesazhet që vetëfshihen

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat duke tentuar të fusë në lojë mesazhet. Sistemi më i përdorur i dërgimit...

Kronika16:18 - 21 April, 2018

Akademia e Sigurisë/ Trajnim rajonal për “Kriminalistikën e të Dhënave Live”

Si pjesë e një projekti të madh rajonal të OSCE-së për “Forcimin e Kapaciteteve të Profesionistëve të Drejtësisë Penale që...

Aktualitet16:14 - 21 April, 2018

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

Procesi i vettingut deri më tani ka “prerë” tre koka të njerëzve të drejtësisë. Fatos Lulo, nga Gjykata Kushtetuese, Besim...

Kryesore16:10 - 21 April, 2018

Saimir Tahiri, mesazh të tretë të koduar për Ramën?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi dje në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani se është në dijeni...

Life Style16:05 - 21 April, 2018

Shpërthen vullkani “i fjetur” prej 250 vjetësh

Në Japoni një vullkan “i fjetur” prej 250 vjetësh, shpërtheu për të ditën dytë, duke nxjerrë shtëllunga tymi e gurë....

Kuriozitete15:53 - 21 April, 2018

‘Goja macho,’ ndërhyrja estetike që bëjnë burrat për t’u dukur më burrërorë

Kush tha që fryrjet e buzëve janë vetëm për gratë? Askush në fakt, dhe prandaj burra në gjithë botën po...

Kryesore15:52 - 21 April, 2018

Si gënjeu dje Basha në Këshillin Kombëtar/ Ja fakti

Partia Demokratike pasditen e djeshme, pas katër vitesh, mblodhi Këshillin Kombëtar, ku u miratua statuti i ri. Mbledhja është shoqëruar...

Life Style15:40 - 21 April, 2018

Dieta më e shëndetshme është aq e lehtë, dhe mban emrin e ylberit

Ne duam të jemi në formë të mirë trupore, por para së gjithash duam të jemi të shëndetshëm. Studimet kanë...

Kryesore15:32 - 21 April, 2018

Lushnjarët akuzojnë Ramën për taksat/ Kryeministri vijon batutat: Ça të është ngritur ty?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë e biznesmenë në Lushnje. Takimi është shoqëruar me debate dhe...

Kuriozitete15:25 - 21 April, 2018

Mësoni pse nuk duhet ta mbani kuletën në xhepin e pasmë

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre e bëjnë me arsyen që të të ruhen...

Aktualitet15:23 - 21 April, 2018

“Çmendet” Garda e Republikës, do të blejë fuoristradë 365 milionë lekë

Luksi dhe siguria e zyrtarëve kushton qindra milionë lekë. Pasi rregulluan zyrat, blenë makina të shtrenjta, punësuan njerëzit e afërt...

Life Style15:10 - 21 April, 2018

Sa shpesh duhet të lahemi? Ja çfarë thonë ekspertët

Dushi i bërë çdo ditë mund të rrisë rrezikun e infeksionit tek njerëzit, paralajmërojnë ekspertët. Doza e tepërt mund të...

Kryesore Show Biz14:53 - 21 April, 2018

Vdiq papritur në moshën 28-vjeçare, çfarë e lidhte me shqiptarët Avicii-n (Foto)

Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë...

Politikë14:52 - 21 April, 2018

Rama sulmon deputetin gjerman?/ Kundërpërgjigjet kryeministri  

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se “Fushata kundër Kryetarit të...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Lece/700 kg droge nga Shqiperi, trafikantet braktisin gomonen

Nje gomone e braktisur dhe 700 kg droge jane kapur nga policia italiane ne Lece. Mediat italiane raportojne se mjeti...

Close