LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre dështimet e Thoma Gëllçit në krye të TVSH-së/ Si e “shkatërroi” TV e shqiptarëve

9 Janar 2017, 11:18, Aktualitet CNA

TVSH po kthehet në dështimin e suksesshëm të Thoma Gëllçit. Drejtuesit e këtij televizioni i zgjedh politikisht për të menaxhuar dhe drejtuar televizionin publik, që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Në pak kohë, Gëllçi ka mundur të vendosë disa rekorde dështimesh dhe skandalesh.

Kjo jo për tenderat, korrupsionin apo akuzat e shpeshta, që hidhen ndaj institucionit që drejton ai, por për dështimet spektakolare të një koncerti, siç ishte ai i datës 2 janar, ku u pretendua se Filarmonia e Vjenës kishte zbarkuar në Tiranë. Jo vetëm në cilësi dhe regji, por në gjithçka që TVSH mundi ta kthente këtë event në një shoë të ndjekshëm televiziv. Edhe pse Shkëlzen Doli dhe miqte e tij performonin në mënyrë profesionale, gjithçka në TVSH dukej sikur transmetohej nga një studio e ndonjë fshati të largët.
Por nuk është Shkëlzen Doli apo konceri i pretenduar i Filarmonisë së Vjenës, rreth dy javë më parë, në ekranin e TVSH festivali më i shëmtuar me nivelin më të ulët profesional dhe artistik, një festival skandaloz, i cili pretendon se mund të konkurrojë edhe në Eurovizion. Konkurronte dje, por sot, nën drejtimin e Thoma Gëllçit, nga një festival ikonë, kemi një shfaqje të shëmtuar, si lajmet e ?Zërit të popullit? dhe propaganda e Thomait dikur.

E treta, për nga koha, por jo nga rëndësia, është turpi i Thomait në kampionatin evropian. Ai nuk i përdori taksat e shqiptarëve për të transmetuar këtë event, por ato përdoren për tenderat dhe për t?u bërë rrush e kumbulla nga Gëllci dhe stafi i tij.

Po pse ndodh, që Gëllci të bëjë skandale të njëpasnjëshme dhe të vazhdojë të sillet me arrogancë, prepotencë, paaftësi pa i hyrë gjë në këmbë, a thua se është në pronën e vetë private. Një drejtor i zgjedhur për publikun, por që në të tri provat e tij ka dështuar, për shkak të paaftësisë apo për shkak të papërgjegjshmërisë. Posti i tij është një emërim politikë i drejtpërdrejtë i kryeministrit, dhe është po aq dështim personal i kreut të qeverisë, saqë është dhe vetë dështim presonal i Gëlcit.

Citynews do të sjellë në vijim material më të plotë për të treguar kush është Thomai, që në pak javë, në krye të TVSH, e nxiu më shmë se kurrë të vetmin televizionin publik, pronë e qytetarëve shqiptarë. /Citynews

09:30 Aktualitet

Qajtore/Nga Edison YPI

Në Prishtinë e shkruajnë “Qajtore”, por është “Çajtore”. Në ...

Lajmet e fundit nga