LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretet e parfumit ideal

9 Janar 2017, 21:30, Lifestyle CNA

A ka diçka më femërore dhe më seksuale sesa aroma, e cila qëndron pezull mbi ju edhe kur largoheni lini erë të këndshme pas vetes?

Shumica e damave dëshiron që aroma të zgjasë sa më shumë, ekspertët konstatojnë që kjo varet nga koncentrimi i vajit në alkool dhe ujë, andaj ?ujërat? janë klasifikuar si të ujë i parfumosur, ujë tualeti apo ujë kolonje, ndërkaq këtu bëjnë pjesë edhe parfumet.

Uji i parfumosur përmban nga një deri në tre për qind vaj parfumi në alkool dhe ujë, ndërkaq aroma zgjat më pak se 60 minuta.

Uji i kolonjës zakonisht ka nga dy deri në katër për qind vaj parfuni në alkool dhe ujë dhe zgjat rreth dy orë.

Uji i tualetit përmban nga 5 deri në 15 për qind të vajit aromatik të tregut në alkool, andaj ndihet deri në 180 minuta pas përdorimit.

Eau de parfum është shenja për aroma femërore dhe mashkullore dhe garanci që përmban nga 15 deri në 20 për qind vaj të pastër parfumi, kështu që aroma zgjat nga pesë deri në 8 orë. ? Parfumi që zgjat deri në 24 orë, përmban 20 deri 30 për qind vaj aromatik dhe emrin e ka marrë nga fraza latine per fumum (nëpër tym).Nëse dëshironi të lini aromë të këndshme pas vetes, përpiquni t?i keni në konsideratë këshillat e mëposhtme.? Vënia e sasisë së tepruar të aromave mund të ketë efekt të kundërt, meqë sasia e tepërt mund të jetë shumë bezdisëse.? Përshtateni aromën me ngjarjen dhe mësojeni dallimin mes forcës së aromave të ndryshme, në mënyrë që të mos e teproni.? Përpiquni që kohë pas kohe të ndërroni parfumin tuaj, që të mos mësoheni më të.

14:30 Lifestyle

Të vishesh me stil

Cdokush do te duket i ri për sa më shumë kohë të jetë e mund...

Lajmet e fundit nga