LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thuajini stop kollitjes

8 Janar 2017, 14:30, Lifestyle CNA

Gjatë stinës së dimrit përballemi me grip the ftohje të ndryshme e në të shumtën e rasteve, problemet më të mëdha i kemi me dhimbjet e fytit dhe me kollën.

Për këtë të fundit, mjekët vazhdimisht përshkruajnë shurupe të ndryshme mirëpo ju mund të përgatisni shurupe edhe vetë në shtëpitë tuaj, me anë të përbërësve natyral.

Merrni një enë të vogël qelqi dhe mbusheni me portokaj të grimcuar, bashkë me lëkurën e portokallit dhe më pas hidheni në një tenxhere. Shtoni edhe një limon gjithashtu të paqëruar. Shtoni xhenxhefil të copëtuar dhe dy lugë të mëdha kokrra piperi, një fije kanelle.

Përzieni me lugë të gjithë përbërësit në tenxhere dhe më pas zieni ato për 6-8 minuta.

Pas kësaj, shtoni 2 lugë të mëdha vaj kokosi dhe një filxhan mjaltë dhe më pas përzieni deri sa të shkrihet vaji i kokosit.

Kulloni të gjithë përbërësit dhe lëngun e fituar vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbylleni me kapak.

Pini nga 1 ose 2 lugë në ditë nga ky lëng i trashë dhe do të shihni që kolla shumë shpejtë do të ju largohet.

 

Lajmet e fundit nga