Connect with Us

Horoskopi e diel 8 janar

Aktualitet

Horoskopi e diel 8 janar

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Kjo do iu japë mundësinë te flisni hapur për çdo gjë me atë qe keni ne krah. Beqaret do qëndrojnë gjate gjithë kohës me miqtë e ngushte dhe do ndihen te plotësuar. Financat kane për te qene goxha me te mira se me pare, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

DEMI21. prill – 21. maj

Sot do jete si një rizgjim nga gjumi letargjik ku kishit rene ju te dashuruarit. Atmosfera do filloje te ngrihet dhe do përjetoni emocione me te veçanta se me pare. Beqaret duhet te dalin me personat qe do i ftojnë, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen te hedhin hapa. Buxhetin do e ekuilibroni me pare nga sa kishit menduar, kjo edhe fale ndihmës se disa familjareve./p>

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ndikimi i yjeve tek jeta juaj ne çift do jete tej mase pozitiv gjate kësaj dite. Pranë partnerit do ndiheni si asnjëherë me pare. Mbrëmja gjithashtu ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do jene te gjithë me fat ne dashuri dhe disa kane për te mbetur ende vetëm. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, por pas masave qe do merrni shume shpejt gjithçka do ndryshoje.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite e ngrohte edhe pse pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithë kohës keni për t’u ndier mire. Beqaret do i keni idetë shume here me te qarta dhe do e dine mire çfarë hapash te hedhin. Priten ndryshime. Plutoni do iu ndihmoje ne planin financiar. Ai jo vetëm qe do ua mbroje te ardhurat qe keni, por do iu nxite edhe te bëni diçka për te pasur përmirësime.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ju qe jeni ne çift duhet te flisni me takt dhe përkujdes për çdo gjë sepse ne çdo moment situata mund te dale jashtë kontrollit. Beqaret ka rrezik te jene naive dhe do bëjnë gabime te pafalshme. Me shume do lëndohen sesa do gëzohen ne momentin e takimeve. Për fat te mire ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe gjendja do përmirësohet goxha.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ata qe janë ne një lidhje duhet te bëhen gati për probleme gjate kësaj dite. Do kenë debate te forta me personin qe kane ne krah dhe për asgjë nuk do tolerojnë. Beqaret duhet te jene sa me realiste qe te munden pasi ne te kundërt do përballen me zhgënjime te shumta. Gjendja financiare do ketë me shume përmirësime nga sa ju e kishit menduar ndonjëherë.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Sot do afroheni edhe me shume me partnerin tuaj dhe do arrini t;i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe ju kane dale me herët. Toleranca dhe mirëkuptimi do jene vlera te çmuara. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket i hidhur. Me shpenzimet tregohuni kursimtare sepse po e tepruat do mbeteni shpesh pa para.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite e turbullt do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit menduar dhe ne disa moment do keni edhe debate te forta. Beqaret do takohen me dike gjate një darke pune ose gjate një mbledhjeje. Financat di fillojnë te kenë goxha përmirësime, kjo fale masave qe keni marre, por edhe nga ndihma e disa te afërmve.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Nëse keni dyshime për besnikërinë e partnerit tuaj sot, flisni hapur me te dhe vendosini pikat mbi “i”. Po i shtytë gjerat situata mund te ndërlikohet edhe me shume. Beqaret duhet te jene me te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë personin me te përshtatshëm. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Përfitoni për te shlyer borxhet dhe pse jo për te hequr disa para mënjanë.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni një komunikim te mire me personin ne krah dhe here pas here mund te lindin edhe probleme mes jush. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim fantastik i cili do ua ndryshoje humorin. Urani do jete planeti qe do iu nxite te ndërmerrni rreziqe ne planin financiar, por për fat te mire nuk do keni probleme serioze.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Harmoni, komunikim, bashkëpunim. Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri ne çdo moment. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do bëjnë gabime te pafalshme. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por me një menaxhim me te kujdesshëm situata mund te filloje te përmirësohet.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do ndiheni si neper ëndrra dhe nuk do doni te zgjoheni për asnjë çast. Beqaret edhe sikur te duan nuk do e shmangin dot një dashuri me shikim te pare. Buxheti do mbetet gjithë kohës i qëndrueshëm dhe nuk do ketë asnjë lloj problemi. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr videon nga Nivica/ Resorti ekologjik i investitorëve suedezë gati të hapë dyert

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga resorti ekologjik në Nivicë, duke nënvizuar se po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.

Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.

‘Mirëmëngjes ja edhe rezorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.’- shkruan Rama.

Investimi i parë i huaj në turizëm, projekt i një grupi investitorësh suedezë, tashmë po bëhet gati të presë turistët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro në tregun vendas arrin nivelin më të ulët që përpara pandemisë

Publikuar

-

Nga

Euro ishte monedha më e lirë për të marrë kredi edhe në 2020

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me ditën e mëparshme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 122.91 lekë, me rënie prej 0.01 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që përpara fillimit të pandemisë së Covid-19, në fillim të muajit mars 2020.

Me fillimin e kufizimeve në mes të marsit, euro kërceu vetëm për pak ditë mbi 130 lekë, si rrjedhojë e problemeve që shkaktoi karantina dhe bllokimi i fluturimeve në furnizimin e bankave me valutë. Më pas kursi u stabilizua duke u luhatur përgjatë gjithë vitit të kaluar midis 123-124 lekë. Euro nuk kishte sjelljen tradicionale gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht monedha e përbashkët humb pikë për shkak të ofertës nga emigrantët dhe turistët, pasi për shkak të turizmit të vakët, prurjet ishin në nivele më të ulëta. Vetëm në dhjetor 2020, euro ra për pak ditët nën 123 lekë.

Nënçmimi i monedhës së përbashkët gjatë javëve të fundit, sipas aktorëve të tregun valutore lidhet me faktorë të brendshëm, pasi në bursa euro ka qenë e fortë duke u luhatur ndaj dollarit në nivelet më të larta që nga janari i këtij viti.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 2 dhjetor 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 1 shtator 2017

Në tregun e brendshëm oferta e euros vijon të jetë e lartë, ndonëse sezoni turistik ende nuk ka filluar mire dhe përqendrimi i turistëve është vetëm në fundjavë, kryesisht nga Kosova. Në kahun tjetër, kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët dhe sipas aktorëve të tregut euro pothuajse nuk po tërhiqet, çka po bën që ajo të jetë e dobët në tregun vendas, ndonëse në bursa gjatë ditës së sotme ishte në rritje.

Në bursat ndërkombëtare, një euro u këmbye sot me 1.216 dollarë, me rritje 0.29% në raport me ditën e mëparshme. Euro u rrit sërish ndaj dollarit, pasi të dhënat në SHBA treguan për një ecuri të dobët të tregjeve të punës./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Horoskopi kinez/ Zbuloni llojin e lules që nuk duhet ta ndani nga vetja

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 6 shtator 2017

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE