LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video ekskluzive/ Balilajt thyejnë me levë portën e biznesit në Sarandë

7 Janar 2017, 20:00, Aktualitet CNA

Megjithëse policia flet se Eskobari i Ballkanit, Klement Balili, kërkohet në çdo cep të Shqipërisë,  njerëzit e tij në Sarandë sulmojnë bizneset dhe shqyejnë dyert me leva.

Citynews ka mundur të sigurojë një video ku duket si njerëzit e afërm të Klement Balilit me mbështetjen edhe të policisë të Sarandës dhunojnë një biznes privat në prani te rojeve.

Rojet njoftojnë policinë por ajo nuk përgjigjet dhe nuk vjen në ndihmë të biznesit.

Gjithçka ka ndodhur në mesditën e 29 dhjetorit 2016 në oren 13.

Ne video duket qartë se dy mjete shkojnë pranë një biznesi privat duke kërkuar që rojet të hapin derën, por këta të fundit kundërshtojnë dhe njoftojnë policinë. Policia e Sarandës nuk ka reaguar në asnjë cast, djali, niprit dhe të afërm të Klemendt Balilajt dhe ushtarë të tyre kanë qëndruar disa minuta përpara biznesit dhe më pas me një levë, sic duket qartë në video në minuten e 02.13 sek, thyejnë çelësin e derës.

Në video janë:

Jeton Balilaj, personi me syze dielli, djali I Klement Balilit.

Denis Balili, nipi i Klement Balilit vëllai i Rigers Balilit kryebashkiakut të Delvinës, punonjës i INUK Sarandë

Personat e tjerë janë miq të afërm dhe bashkëpunëtorë të Balilajve në Sarandë.

Në video duket qartë sesi dy mjetë ku ndodhen tetë persona, nën komandën e Balilajve shpërthejnë portën e një biznesi privat, ndërsa policia njoftohet dhe nuk reagon por hesht dhe bashkëpunon me Balilajt.

Lajmet e fundit nga