LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/Erion Veliaj sulmon shumë hidhur Edi Ramën nga pozita pro Trump

7 Janar 2017, 22:18, Aktualitet CNA

Marrëdhëniet mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës po bëhen pak nga pak si ato mes Edi Ramës dhe Fatos Nanos, në kohën kur Nano ishte kryetar i PS-së dhe kryeministër dhe Rama, kryetar bashkie, ishte sfiduesi i tij, që synonte t? i merrte fronin e kryetarit të partisë.

Pak momente më parë, Erion Veliaj, në emisionin e Ermal Mamaqit ?Xing me Ermalin? ka thënë, duke folur për politikanët shqiptarë:

“Problemi jone me i madh eshte se e marrim veten shume seriozisht. Ketu jane ca njerez qe fryhen sikur menaxhojne gjysmen e botes.”

Këtu kemi të bëjmë me një tallje të qartë ndaj Edi Ramës që vitin e kaluar bëri deklaratën e bujshme se Trump do të ishte rrezik për botën nëse fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Tashmë që Trump ka fituar, dhe pas më pak se dy javësh hyn në Shtëpinë e Bardhë si njeriu më i fuqishëm i botës, Veliaj dha një mesazh të qartë se jo vetëm nuk e miraton deklaratën e Ramës, por e quan joserioze, madje qesharake vetëfryrjen e tij si lider që ka përgjegjësi për fatet e botës.

Deklarata sigurisht që është kapur nga stafi i Ramës, nga ish-miku i Veliajt, Endri Fuga, dhe nuk ka dyshim që i është bërë e njohur Ramës. Rama nuk mund të mos e marrë këtë deklaratë si një shpallje publike lufte nga ana e Veliajt. Deklarata shënon nisjen e luftës civile brenda rrethit të sorosianëve shqiptarë, ku gjenden Rama dhe Veliaj.(Shkruar për Citynews)

Lajmet e fundit nga