Connect with Us

Korrupsioni i qeverisë/Kur do i hapë Basha dosjet e ministrave të LSI-së?

Aktualitet

Korrupsioni i qeverisë/Kur do i hapë Basha dosjet e ministrave të LSI-së?

Publikuar

-

Kreu demokrat Lulzim Basha në daljet e tij të fundit publike ka theksuar se LSI është po aq përgjegjëse sa PS për keq qeverisjen e vendit. Pas shumë kohësh Basha tha se Meta nuk do pranohej në koalicion para zgjedhor, por nuk foli kurrë për mundësinë e një qeverisje të nesërme.

Kreu demokrat për të qenë i besueshëm në opinion publik dhe për të treguar se nuk është duke pritur me krahë hapur gjysmën tjetër, po aq të keqe të qeverisë, minimalisht duhet të filloje të publikojë dosjet korruptive të ministrave të LSI-së.

Në PD Basha dhe të besuarit e tij flasin për dosje korruptive nga ish-ministrave dhe ministrave aktualë të LSI-së. Këto fillojnë me Edmond Haxhinaston dhe përfundojnë me Klajda Gjoshën.

PD ka në dispozicion dhjetra materiale që në fakt janë akuza korruptive për ish-zv/kryeministrin e qeverisë të PD Edmond Haxhinasto, ministër i punëve publike në qeverinë socialiste, ish ministrin e ekonomisë dhe energjitikës në kohën e PD Nasip Naco, ministër drejtësie në qeverinë e Ramës, Edmond Panariti ministri i bujqësisë që valëvit flamurin e ndershmërisë drejton një nga institucionet më të korruptuara në qevrinë Rama. Vendi ku fondet për fermerët vidhen dhe abuzohen me skemat nga më skandaloze të vjedhjeve nga drejtues të këtij institucioni. Ylli Manjani, ministri i drejtësisë që ka në varësi burgjet ku skandalet nuk kanë të ndalur, pa haruar firmat dhe vulat e tij mbi licensa noterësh të akuzuar për korrupsion apo denuar për vepra të ndryshme penale. Duke përfunduar tek ministrja e integrimit Klajda Gjosha që është gati të vjedhë dhe fondet e perdeve të ministrisë për partinë.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha dënohet për shpifje

Nuk po theksoj dosjen e Ilir Metës sepse ai është Ali Babai me 40 hajdutët e tij. Është koka e një grupi të strukturuar kriminal që vjedhin cdo ditë në emër të partisë.

Po qëndroj tek këto emra dhe shumë deputetë analfabetë por hajdutë, drejtorë të tjerë në nivelet e dyta dhe të treta, që janë ceta korruptive e Ilir Metës në qeverisje, të cilët së bashku me pjesën e kryeministrit Edi Rama bëjnë bandën e plotë që vjedh cdo ditë xhepat e shqiptarëvë.

PD flet dhe denoncon vetëm pjesën e socialistëve, për cetën e Ilir Metës vazhdon heshtja. Sa i besueshëm mund të jetë Lulzim Basha, kur thuajse është duke mbrojtur gjysmën po aq të krimbur në korrupsion e skandale të një qeverie të kthyer në një bandë hajdutësh?

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

2 Comments

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Poliçan/ Kodra me ullinj shkrumbohet nga flakët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë kodrinore me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan.

Paraprakisht dyshohet se një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë ndërhyrjen.

LEXO EDHE:  Pjesë e spotit të PS-së/ Tinka Kurti: Shqipërisë i duhet Edi Rama

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e Bashës/Tërhiqet nga rikandidimi kryetari i PD në Gjirokastër

Shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Pjesë e spotit të PS-së/ Tinka Kurti: Shqipërisë i duhet Edi Rama

LEXO EDHE:  PD “ngul këmbë”/ Të shtohen testet, e vetmja rrugë që sjell normalitetin

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është rregjistruar pasditen e sotme në aksin Berat-Skrapar.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve fëmijë.



Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,jashtë rresikut për jetën.

LEXO EDHE:  VIDEO – Përplasja në Fier/ PD: Rama dhunon protestuesit kundër plehrave dhe mbron trafikantët e drogës

LEXO EDHE:  Gurakuqi i përgjigjet Nishanit/ Do e padis në gjykatë

Mësohet se ka qënë mjeti tip Golf që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit Seat që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori,duke e goditur fuqishëm ballazi.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

LEXO TE PLOTE