LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furtunë largimesh në bazën e PS/Rama përjashton krerët dhe anëtarët e organizatave socialiste

7 Janar 2017, 09:44, Aktualitet CNA

Me hyrjen e vitit të ri 2017, Partia Socialiste është angazhuar për të përforcuar strukturat në bazë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të muajit qershor. Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një lumë përjashtimesh e shkarkimesh në organizatat e Partisë Socialiste, me afrimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas burimeve, janë përjashtuar anëtarët dhe janë rinovuar krerët e organizatave të PS, të cilët janë zëvendësuar me forca të reja. Kjo valë largimesh vjen në kuadër të urdhrit të kryeministrit, se duhet të gjenden njerëz aktivë dhe me energji të reja, për të kontribuar bindshëm në fitoren e partisë. Në organizatat socialiste janë larguar ata individë që nuk e kanë bindur kryeministrin se do të punonin fort për zgjedhjet e qershorit, por zëvendësimi i tyre ka krijuar pakënaqësi.

Sipas burimeve, largimi i krerëve të organizatave dhe anëtarëve është justifikuar thjesht me faktin se po afrohen zgjedhjet e reja, të cilat kanë nevojë për energji të reja aktive, ndërsa ata mund të thirren në një moment të dytë, për detyra të tjera që do të lindin gjatë fushatës elektorale, e cila do të nisë tre muaj përpara mbajtjes së procesit zgjedhor. Organizata socialiste punon për zbatimin e politikës së PS dhe zgjeron ndikimin e saj në komunitetin ku vepron; punon për shtimin e radhëve të partisë në territorin e QV që mbulon. Ramës i duhen njerëz energjik në PS, pasi organizata krijon regjistrin e përkrahësve të partisë dhe të aktivit elektoral në territorin e QV që mbulon, mban e zhvillon lidhjet me ta. Dhe gjithashtu përgatit, organizon dhe menaxhon fushatën zgjedhore në territorin e qendrës së votimit që mbulon.

Lajmet e fundit nga