Connect with Us

Zgjedhjet me standarte, Lulzim Basha dhe aleanca me mediat

Aktualitet

Zgjedhjet me standarte, Lulzim Basha dhe aleanca me mediat

Publikuar

-

Kreu i PD Lulzim Basha dje kërkoi publikisht që mediat të ishin në aleancë me opozitën për zgjedhje të lira dhe me standarte. Basha kërkoi që në krah të tij të ishin edhe mediat kritike të opozitës dhe kritikët e tij, në këtë bëtejë që për Lulzim Bashën është jetike për vendin.

Kreu demokrat rindezi sirenat e alarmit pas disa qëndrimeve publike të nënkryetarëve të tij, Spaho dhe Paloka.

Problemi i zgjedhjeve në Shqipëri vazhdon të jetë një gangrenë që edhe pse jemi në 2017, nuk po gjen një zgjidhje mes palëve. Për ta pasur zgjedhje me standarte, janë palët politike që vendosin rregullat dhe standartet në tyrezë dhe i respektojnë ato. Në vendet e rajonit ky problem duket i kaluar. Në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi por edhe Kosove, nuk ka problematika të thella si në Shqipëri.

Basha ka të drejtë të ketë frikë nga zgjedhjet dhe të kërkojë aleancë më mediat, por së pari duhet vetë të ketë standarte. Në selinë e PD duhet të vendosë dhe respektojë rregulat staturore e jo të dalë në pazar për të kërkuar të zbatohen rregullat nga kundërshtari. Kur ke bërë shtepinë tende lëmsh, vështirë se meresh seriozisht kur del dhe e kërkon në publik.

Kreu demokrat ka të drejtë kur kërkon aleancë me mediat për zgjedhjet. Situata e kanabisit që të mos përsëritet nuk ka asnjë garanci. Të ardhurat e këtij biznesi kriminal mund të jenë thesi i parave për blerje votash. Askush nuk mund të thotë se krimi dhe segmente të tij do qëndrojnë larg kutive, pa harruar “punën” e policisë dhe administratës si dhe përfshirjen e tyre në fushata.

Standartet e zgjedhjeve vendosen nga palët në tryeze dhe ato respektohen deri në fund. Por këtu palët sillen njësoj në shtëpitë e tyre dhe kur përballet bëjnë edhe me keq. Rama në PS nga 2005 e deri në 2013 ishte një etalon në sjellejn politike të tij në PS, aq thellë shkoi vetëm se nuk mundi tja ndronte emrin, por doli me Rilindjen. Lulzim Basha është thuajse një pikë uji në sjelljen e tij politike në shtëpi. Presim Maqo Lakrorin e Bashës dhe largimet nga listat e deputetëve duke e mbushur me “figura të reja”, që janë të vjetër apo të rinj të tredhur nga servilizmi. Diku ndonjë ndryshim i vogël, por hap pas hapi si Rama të cilin e shikon si model suksesi në parti.

LEXO EDHE:  Kulla 250 milionë USD si në pazaret e lopëve!

Për forcën e tretë LSI-në dhe sjelljen e saj në zgjedhje apo brenda partisë nuk ka çfarë të thuhet. Ajo funksionon si një çetë ku komandanti është Ali Babai, kusuri janë hajdutët e tij.

Dhe janë këta faktorët që vendosin për zgjedhjet në Shqipëri dhe ato gjithmonë janë kontestuar si një alibi e kryetarëve pë humbjet që pësonin. Vetëm në rastet kur kemi pasur  rotacion nuk janë kontestuar zgjedhjet, por kjo nuk do të thotë se kemi pasur standarte.

Që të kemi standarte zgjidhja nuk është aleanca me mediat. Ato pro qeverisë do thonë zgjedhjet ishin me standarte, ato afër opozitës do publikojnë fakte për vjedhje votash dhe abuzime. Ky skenar është I paravendosur. Që të rëzohet dhe mos funksionojë kjo përplasje mediatike, palët duhet të vendosin rregulla të qarta dhe standarte në tavolinë, ti pranojnë të kenë besim dhe kjo është zgjidhja e vetme. Të shpëtosh zgjedhjet dhe të ruash votat me mediat nuk është zgjidhje, por hapi i parë i përplasjes së palëve në ekran për të pëplasur më pas turmat në sheshe, justifikim për humbjen dhe përsërisim skenarët e vitit 2009. Elvi FUNDO – shkruar për CityNEWS

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Sllovakia pezullon dozat e para të AstraZeneca-s

Publikuar

-

Nga

Si do të organizohet falja e Fiter Bajramit?/ KMSH thirrje besimtarëve: Respektoni rigorozisht masat anti-Covid

Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë, vdiq nga mpiksja e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s.

Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.

Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.

Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ “Rilindja” humbet edhe kur kandidon e vetme

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ "Rilindja" humbet edhe kur kandidon e vetme

Vaksina J&J në Gjermani, në dispozicion për të gjithë të rriturit

Gjermania, javën e kaluar, i ka hequr kufizimet ndaj vaksinës AstraZeneca, e cila për disa javë u është rekomanduar vetëm personave mbi 60 vjeç.

Danimarka e ka pezulluar AstraZeneca-n plotësisht, ndërsa ekspertët në Britani kanë rekomanduar që njerëzve nën 40 vjeç t’u jepet një vaksinë alternativë.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar mbi 386,000 raste me koronavirus dhe 12,077 viktima./voa

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Publikuar

-

Nga

“Ky aksion butaforik është teatër kukullash”/ Lisandër Hoxha sfidon Bashën: Gati të përballem me argumenta

Lulzim Basha ka nisur turin e humbjes në çdo qytet për mosnjohjen e zgjedhjeve në ato qarqe që nuk arriti dot të fitonte.

Basha vijon të mashtrojë qytetarët dhe tu hedh hi syve me kaseta të regjistruara, duke e promovuar si live.

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në një prononcim ekskluziv për CNA.al u shpreh se turi i takimeve të Bashës nuk është gjë tjetër përveçse një fushatë personale, duke e akuzuar këtë të fundit si përgjegjësin kryesor për gjendjen në të cilën ndodhet partia.

Hoxha theksoi më tej se dosjet dhe provat që kanë dërguar në KQZ juristët e PD, të cilët i cilëson si “stazhistët e Eduarta Halimit”, nuk do të arrijnë të ndryshojnë asnjë gjë. Ish nënkryetari i FRPD tha se Basha i njeh zgjedhjet dhe humbjen, por sipas tij ka halin se mos ngelet pa karrige.

Turi i takimeve të Lulzim Bashës nuk është asgjë tjetër përveç fushatës personale për të mobilizuar militantët e tronditur nga humbja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Basha shkon në takime dhe u thotë strukturave se ne nuk njohim zgjedhjet dhe se do ketë luftë me shumë fronte, por në asnjë rast nuk thotë se nuk do betohet në Parlamentin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi.

Kjo hipokrizi, e cila vjen pas 8 vitesh opozitë dhe 4 të tjerave që duhet të vijnë, nuk njeh kufij.

Nëse i lamë mandatet pas video skandalit të publikuar nga Bild, po sot që kemi dërguar gjysmën e stazhierëve të Ed Halimit në KQZ me dosje dhe prova të prezumuara, a nuk kemi mjaftueshëm arsye për të mos njohur zgjedhjet? Kjo nuk do të ndodhë sepse Basha i njeh zgjedhjet dhe e njeh mirë humbjen që na ka shkaktuar. Ai vetëm nuk pajtohet dot me faktin se do ngelet pa karrige”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ HUMBËM ZGJEDHJET, POR FITUAM KQZ-në

LEXO EDHE:  Kulla 250 milionë USD si në pazaret e lopëve!

Ish nënkryetari i FRPD shtoi më tej për CNA.al se i gjithë ky aksion butaforik i Bashës është thjesht dhe vetëm një teatër kukullash, ndërsa ka sfiduar kreun e PD që të përballen me argumente me njëri-tjetrin.

I gjithë ky aksion butaforik, ku vetëm ai flet dhe materiali regjistrohet nga zyra e shtypit të PD, është një teatër kukullash. Nëse Basha vërtet dëshiron të dëgjojë edhe mendimet ndryshe, siç ai pretendonte në videon e shpërndarë të aktivitetit të djeshëm në Durrës le të japë njoftim për orën dhe vendin se unë personalisht do të shkojë të përballem me argumenta me të. Basha e ka frikë përballjen me demokratët ndaj dhe fshihet pas aktiviteteve të pararegjistruara me anëtar dhe militant të bindur. Kjo nuk është demokracia dhe ky nuk është një model transparent dhe fitues.

Unë mendoj se ekipi i juristëve të PD ka të gjitha mundësitë të ndjekë procesin e kontestimeve dhe ankimimeve edhe nëse në PD nuk do të ketë një Kryetar. Ikja nga debati i brendshëm dhe mos mbajtja e përgjegjësisë duke u fshehur pas parullave për mosnjohje zgjedhjesh nuk është zgjidhje”, u shpreh Lisandër Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas rëndë këmbësorin në Vlorë/ Transportohet me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin! Transportohet në gjendje të rëndë në spital (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një makinë e tipit Audi ka përplasur një këmbësor. Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë bibliotekës së qytetit dhe akoma nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi, kushtet e PD/Ja si ka ndryshuar qëndrim Basha brenda disa muajve    

LEXO EDHE:  Shuplaka e RAI 3 për Ramën/ PD publikon shifrat e konfirmuara të drogës nga televizioni italian

 

LEXO TE PLOTE