Connect with Us

Mos i thoni jo këtyre ushqimeve

Femra

Mos i thoni jo këtyre ushqimeve

Publikuar

-

Siç e kemi thënë e rithënë në artikujt e mëparshëm, periudha e pas festave duhet të konsiderohet si një periudhë rizgjimi për organizmin.

Ashtu si përcaktojmë synimet për vitin e ri, duhet të vendosim disa objektiva edhe për organizmin tonë. Dhe për ta arritur këtë , duhet të përcaktojmë një regjim ushqimor të balancuar. Sigurisht që çdo organizëm ka nevojat e tij specifike, por Living ju ofron një shportë të pasur që nuk mund të mos ju tundojë.

  • Preshi : Preshi është një perime tipike dimërore, i pasur me vitaminë C, hekur dhe fibra. Njihet për vetitë e tij diuretike, laksative dhe anti-septike. Të gjitha këto e bëjnë ushqimin ideal për të luftuar anemitë e ndryshme, infeksionin urinar , bronkitin, gurët në veshka dhe për të ulur nivelin kolesterolin e keq në gjak. Preshi është shumë i shijshëm , ju mund ta hani në supë dhe gjellë, por edhe të pagatuar.
  • Rrepat : Fatmirësisht rrepat gjenden në tregun shqiptar gjatë gjithë vitit, por studiuesit e ndryshëm rekomandojnë konsumin e tyre kryesisht gjatë dimrit. Në këtë periudhë mund të gjeni rrepa më të shijshme dhe të freskëta. Janë të pasura me vitaminë C, fosfor, fibra, vitaminë B6, kalcium, magnez dhe potas. Që të ruani të gjitha vlerat e saj ushqyese , këshillohet që rrepa të hahet e pagatuar.
  • Lakra jeshile : Vite më parë nuk dihej pothuaj asgjë për lakrën jeshile, por studimet e shumta kanë treguar që është një perime e shkëlqyer. Lakra është e pasur me vitamina C, A dhe K, fibra dhe squfur. Konsumi i lakrës forcon sistemin imunitar dhe mëlçinë. Është e dobishme për pastrimin e organizmit. Lakra përmban zeaksantinë dhe karotenoidë natyralë që mbrojnë shikimin.
  • Kivi : Kivi është i pasur më fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për diabetikët pasi ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit. Është i njohur si një furnizues i shkëlqyer i vitaminave C dhe K. Është i dobishëm në parandalimin e kollitjes, astmës dhe problemeve me jashtëqitjen (konstipacionin).
  • Mandarina : Konsumi i rregullt i mandarinës rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson funksionimin e zemrës, ul nivelin e kolesterolit të keq dhe shërben si një antioksidant i fuqishëm për organizmin. Vlen të ritheksojmë që mandarinat përmbajnë vitamina A dhe C, magnez, kalcium, kalium dhe fibra dietike.
LEXO EDHE:  Ushqime “superfood” nga Gjermania

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit

Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit.

Hiq makeup-in para se të flesh

Pjesa më e madhe e grave bën tualet çdo ditë, kjo bën pjesë në normalitetin e tyre. Ka rëndësi që çdo natë para se të bini në gjumë të hiqni tualetin. Kjo duhet bërë për të çliruar poret dhe për t’i dhënë mundësi atyre që të marrin oksigjen.  Gjithashtu nëse qendroni për shumë kohë me makeup në fytyrë nga bllokimi i poreve mund t’ju krijohen akne, apo puçra.

Të qendrosh e hidratuar

LEXO EDHE:  Humb peshë pa shumë mundime, hani këto ushqime para gjumit

LEXO EDHE:  “Familjeve shqiptare tu sigurohet ushqimi”/ Duma: Oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna

Hidratimi gjatë ditës ndihmon në uljen e fryrjes si dhe në eleminimin e toksinave në trup.  Kjo bën që edhe lëkura të duket më e butë si dhe të jetë më e shëndetshme.  Të pish ujë rregullisht gjatë ditës është një këshillë që mjekët dhe estetistët e japin me shumë entuziazëm. Kjo jo vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre.

Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë e partnerëve.

Të të shohin teksa bën seks është eksituese për gratë dhe bën pjesë në fantazitë më të gjalla të grave. Në vendin e parë të sipas studimeve është fantazia e grave për të bërë seks në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje

Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.

Buzëqeshja

Një grua me klas është e qeshur dhe  e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.

LEXO EDHE:  Ja cilat janë ushqimet që mund t’iu shkaktojnë ëndrra të këqija natën

LEXO EDHE:  Humb peshë pa shumë mundime, hani këto ushqime para gjumit

Aroma

Cilido qoftë stili i saj, një grua me klas di që t’i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike.  Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: