LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kodi i ri Penal/ Mjeket nuk do arrestohen, denim me gjobe

6 Janar 2017, 08:10, Aktualitet CNA

Mjekët të cilët aktualisht dënohen me burg për veprime të pakujdesshme, pavarësisht dëmit që i shkakton pacientit, me ndërhyrjet në Kod parashikohet që të dënohen vetëm me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar pacientit. I vetmi rast kur mjekët mund të dënohen me 1 vit burg, do të jetë atëherë kur të vërtetohet se ai ka refuzuar t?i japë ndihmën e parë pacientit.

?Veprimi apo mosveprimi i mjekut në kundërshtim me kërkesat e kodit të etikës profesionale, duke shkaktuar dëmtim të konsiderueshëm të shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar pacientit?, thuhet në nenin 96 të Kodit të ri Penal. Në fushën e shëndetësisë, për herë të parë dënohet me burg mjekësia alternative, ose siç njihet ndryshe ajo popullore. ?Ushtrimi i mjekësisë alternative, pa autorizimin përkatës të autoriteteve shëndetësore, kur i ka shkaktuar një dëmtim të konsiderueshëm shëndetit të pacientit, dënohet me gjobë, heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe me shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar vdekjen e pacientit, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet?, parashikohet në Kodin e ri.

Lajmet e fundit nga